Ministria e Jashtme Ruse, Kancelarit Gjerman: Pse u Krijua Bazë e NATO-s në Rostock, Duke Shkelur Traktatin e Vitit 1990 për Bashkimin e Gjermanisë?

/

Putini i barutit, nga lëvizjet e aleancës me ish Gjermaninë Lindore, premton hakmarrje në Kaliningrad.

Rusia ka kërkuar me zemërim arsyen e krijimit të shtabit të komandës detare rajonale të NATO-s në bazën detare gjermane në Rostock, raportojnë mediat.

Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorin gjerman në Moskë të martën, për të protestuar kundër krijimit të një selie komanduese rajonale detare të NATO-s, në bazën detare gjermane në qytetin verior të Rostock.

Ministria tha në një deklaratë se, Moska po e ndërmerr këtë veprim si pjesë e një “rishikimi gradual të rezultateve të Luftës së Dytë Botërore dhe militarizimit të vendit”.

“Kjo përbën një shkelje flagrante të frymës dhe shkronjës së Traktatit për Zgjidhjen Përfundimtare në lidhje me Gjermaninë e 12 shtatorit 1990 (“Traktati 2+4”), në veçanti neni 5, paragrafi 3, i cili e detyron Gjermaninë të parandalojë vendosja e trupave të huaja në territorin e ish Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ)”, theksohet në deklaratë.

Të hënën, NATO hapi zyrtarisht një qendër të re komanduese detare në Rostock, për të cilën aleanca ushtarake pretendoi se do të përdorej për të koordinuar operacionet e saj në Detin Baltik.

Ministria e Jashtme ruse kërkoi “shpjegime të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse nga Berlini”, duke e krahasuar situatën me rimilitarizimin e Rheinland nga Gjermania në vitin 1936, në kundërshtim me Traktatin e Versajës.

Sipas deklaratës, si politikanët europianë ashtu edhe mbështetësit e tyre në Uashington, duket se po vuajnë nga “amnezia historike”, duke mos ditur shkatërrimin e shkaktuar nga miratimi i heshtur i Parisit dhe Londrës për veprimet e Hitlerit në shekullin e 20-të, të cilat çuan në armiqësinë me dhe ndaj Bashkimit Sovjetik.

“Në këtë moment historik, ish aleatët perëndimorë të koalicionit anti Hitler, jo vetëm që miratuan shkeljen e një marrëveshjeje kyçe ndërkombëtare nga Berlini, por gjithashtu u bënë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë shkelje”, shtoi ministria ruse.

Deklarata përfundonte duke paralajmëruar se zgjerimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në ish RDGJ do të kishte pasoja të rënda dhe nuk do të mbetej pa përgjigje nga Rusia.

Raketat ruse me koka bërthamore në Kaliningrad!

Rusia ka të ngjarë të hakmerret duke lëvizur raketat me majë bërthamore Iskander-M në enklavën e Kaliningradit, në kufi me Poloninë dhe Lituaninë, për të provokuar Gjermaninë dhe NATO-n.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane e kanë përmendur disa herë skenarin e mësipërm si shumë të mundshëm, duke theksuar se Moska do të shprehte pakënaqësinë e saj me NATO-n në këtë mënyrë të veçantë.

Termometri bërthamor në Europën Lindore do të godasë tek e kuqja për shkak të vendimit të Moskës për të forcuar më tej qarkun ushtarak të Kaliningradit me armë të tilla.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Skandal "Megaton" në Kishën Katolike të Greqisë

Next Story

Ekspozohet Plani i "Deep State" për të mos Çertifikuar Një Fitore të Trump

Latest from Info