Priftërinjtë përvetësuan 3 milionë dhe i lanin në klubet e natës.
Ndërhyrja e presidentit të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave dhe Informacionit i Vatikanit, deklaron se 3 milionë euro duket se janë devijuar ilegalisht nga arkat e Kishës Katolike të Greqisë dhe kanë përfunduar në xhepat e sipërmarrësve të klubeve të natës të Peloponezit.
Këtë ka gjetur hetimi i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, i cili është zhvilluar në fshehtësi të rreptë gjatë muajve të fundit. Disa transaksione bankare të shumave të mëdha parash që u cilësuan të dyshimta, ngritën alarmin.
Pas një hetimi të plotë nga Autoriteti i Pavarur, rezulton se dy priftërinj, të cilët mbajnë poste në hierarkinë e Kishës Katolike dhe kanë pasur akses për shtatë deri në tetë vitet e fundit, në llogaritë bankare të kishës, kanë ushqyer llogaritë e pesë biznesmenëve, të cilët nga ana e tyre i investonin paratë në klube nate.
Sipas informacioneve, lëvizjet e dyshimta kanë nisur 7-8 vite më parë, kur shuma të mëdha parash janë zhvendosur nga llogaritë specifike të dy priftërinjve dhe kanë përfunduar në llogaritë e pronarëve të klubeve të natës, duke i bërë ato të shfaqen si investime në biznese të tilla.
Autoriteti i Pastrimit të Parave konstatoi se nga arkat e Kishës Katolike ishin përvetësuar 3 milionë euro, çka çoi fillimisht në zbulimin e identitetit të dy priftërinjve dhe më pas identifikoi sipërmarrësit e lokaleve të natës, në llogaritë e të cilëve ishin depozituar shuman monetare.
Në fakt shuma e fundit prej 50 mijë eurosh është transferuar pak ditë më parë.
Llogaritë dhe pasuritë e 5 sipërmarrësve u bllokuan.
Me urdhër të kreut të Autoritetit Charalambos Vourliotis, pesë biznesmenëve u janë sekuestruar pronat dhe u janë ngrirë llogaritë bankare.
Në të njëjtën kohë, konkluzioni i Autoritetit i është përcjellë organeve të prokurorisë së selisë së Kishës Katolike të Greqisë, për të kontrolluar dy priftërinjtë për veprën e përvetësimit dhe sipërmarrësit privatë të qendrave të natës, për pastrim parash.
Në fakt, një nga biznesmenët ishte i përfshirë seriozisht në akte kriminale djallëzore në të kaluarën, që lidhej sërish me zonën e kishës, por jo me atë katolike.
Tashmë për këtë është vënë në dijeni Autoriteti dhe selia e Kishës Katolike Romake në Vatikan.