Çfarë sjell pamja e tij?
Në Japoni, sa herë që e shohin, e dinë se fatkeqësia do t’u trokasë në derë.
Një grup peshkatarësh kanë kapur “peshkun e apokalipsit” të tmerrshëm, në një pamje të rrallë të krijesës me një kokë në formë të çuditshme.
Peshku, i cili u kap në brigjet e ishullit Melville, pjesë e ishujve Tiwi, është quajtur “Peshku i Apokalipsit”.
Krijesa gjigante u kap nga Curtis Peterson nga Tiwi Islands Adventures gjatë hënës së plotë të fundit.
Dhe zbulimi i tij është bërë viral ditët e fundit pasi u shpërnda në faqen e Facebook të Fishing Australia TV në fillim të kësaj jave.
Ndërsa shumë në internet po e quajnë krijesën e ujit “peshku i ditës së gjykimit”, peshku besohet të jetë është në të vërtetë i ashtuquajturi Oarfish.
Ky peshk i veçantë banon në thellësi deri në 1,000 metra, duke e bërë shikimin e tyre jashtëzakonisht të rrallë.
Duke folur për zbulimin e fundit, kolumnisti i peshkimit në NT News, Alex Julius tha: “Është hera e parë që kam dëgjuar që dikush të kapë një peshk të tillë këtu lart. Është gjithashtu shumë e rrallë të gjesh një nga këta peshq, shumica janë të ngordhur në breg.“
Dhe ndërsa do të mendonit se termi “peshk i apokalipsit” do të ishte krijuar nga ndonjë person në internet, ai në fakt vjen nga lashtësia.
Sipas Business Standard, termi erdhi pasi sa herë vihej në kontak me një peshk Oarfish, shpesh kanë ndodhur fatkeqësi natyrore, në vende si Japonia dhe gjetiu.