“Litani” e Satanit në Tuluzë të Francës

/

Në Tuluzë në një ceremoni publike sataniste, të pranishmit adhuruan 666 dhe bishën!

Shfaqën kryqin e Satanait, Vula e Luçiferit dhe shenjën e bishës në mes Europë!

Kohë bishash!

Ky është kolapsi i Perëndimit!

Në shfaqjen satanike, rituali i Tuluzës “Rojtari i Tempullit – Porta e Errësirës” u adhurua në vitin 666, Lilith (një demon femër në traditën hebraike, e njohur në Babiloni që denoncohet në Bibël dhe Moloku.

Sipas analizës së Sylvain Durain: “Mund të shohim qartë 666-ën, as nuk fshihen më! Afro një milion njerëz u mblodhën në rrugët e qytetit për të admiruar festimet djallëzore treditore, të cilat kushtuan gjithsej gati 4.7 milionë euro. Prezantojnë ‘Tre shenjat e mrekullueshme’, kryqin e Satanit, Vulën e Luçiferit dhe shenjën e bishës në brigjet e lumit. Këta njerëz janë çelësi i Portës së Errët. Një bishe me brirë u përfshi në zjarr”.

Një shenjë e çuditshme kjo u shfaq në brigjet e Garonne, një ceremoni që besohet se daton nga viti 1400, por nuk ka qenë kaq prezente më parë.

E konceptuar nga François Delarozière dhe kompania La Machine, kjo operë urbane e titulluar “Ruajtësi i Tempullit – Porta e Errësirës” u shfaq në brigjet e lumi. Njerëzit janë çelësi Portës së Errët, shpjegon një shkrim zyrtar në faqen e internetit të La Machine.

“Thirrjet e të mallkuarve”, thirrje e forcave satanike dhe shpirtrave hipoktonikë, magji e zezë, trillojnë referenca të supozuara mitologjike, një ritual i paprecedent satanik i sponsorizuar nga publiku dhe shteti francez, pushtoi Tuluzën.

Lilith, “femra akrep roje e errësirës”, thotë kategorikisht: “Dëgjoj klithmat dhe ankesat, dëgjoj vuajtjet, tingujt e të qarit përzihen nga mijëra me zhurmat e qytetit. Pas mureve të trasha presin të mallkuarit. Janë ata që i thërras këtu”.

Në Aktin I dhe II, “Mallkimi i Hadit”, fillon me skenën e Magjisë. Në skenën tjetër, Lilith e famshme lëshon klithmën: “Dëgjoj fuqinë e helmit që rrjedh nëpër venat e tua. Fatet tona janë të lidhura pazgjidhshmërisht”. Në skenën 3, ku Lilith zhytet në errësirë: “Rrugët tani janë të mbushura me krijesa plot ligësi, ata do të zgjojnë të vdekurit dhe do të gjejnë të mallkuarit […]. Me flakën time do të djeg trupat e tyre dhe do t’i burgos shpirtrat e tyre”. Në skenën e fundit, Lilith përkeqësohet nën klithma: “Uji dhe zjarri bëhen një, forcat e së keqes më vëzhgojnë”, thotë kjo makineri gjigante dhe shqetësuese. “Asgjë nuk më ndalon më, drejt zjarrit lëviz, nën këmbë toka dridhet e deformohet, pas murit të trashë dëgjohen britmat e skëterrës dhe gurët çahen dhe dyert hapen. Eja tek unë, eja tek ura, kërce, je i lirë. I bëj thirrje vdekjes, i bëj thirrje forcave të së keqes, u bëj thirrje demonëve, forcave të errësirës, ​​Apokalipsit”, thotë demoni.

Në Francë, Lojërat Olimpike të Parisit transmetonin Darkën e Fundit. Në Tuluzë u hapën portat e Ferrit dhe u zhvillua një ceremoni publike satanike. Proçesion, litani, thirrje, ritual, adhurim dedikuar Satanit.

Shenja diabolike!

Kohë eskate!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermania Ka Refuzuar Hyrjen për Mijëra Ukrainas

Next Story

Aleksander Dugin: Politika Apokaliptike e Izraelit

Latest from Info