Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili nuk e Njeh Fitoren e Partisë pro Ruse & Bën Thirrje për Mobilizim

/

Qëndrimi i presidentes po e vendos vendin në një klimë lufte civile!

Në Gjeorgji, partia pro ruse në pushtet fitoi zgjedhjet me 53%.

Opozita refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve, si dhe presidentja Salome Zurabishvili (e cila ka lindur në Francë dhe ka shërbyer në poste diplomatike në atë vend) që gjithashtu refuzon të njohë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve.

Ajo tha se zgjedhjet e 26 tetorit 2024 kishin një karakter “rus”. Ajo u bëri thirrje njerëzve dhe partive politike që nesër dhe në vazhdim të shkojnë në Rrugën Rustaveli për një “protestë”, për t’i treguar botës se nuk i njohin zgjedhjet.

Presidenti e Gjeorgjisë tha gjithashtu: “Ky ishte një mashtrim total, një grabitje totale e votave tuaja. Ne ishim dëshmitarë dhe viktima të një operacioni special rus. Unë nuk i njoh këto zgjedhje”.

Presidentja “franceze” e Gjeorgjisë, mike e Perëndimit, është më shumë se provokuese, e vendosur në idenë e saj.

“Unë nuk i njoh këto zgjedhje. Këto zgjedhje nuk mund të njihen. Kjo është e barabartë me njohjen e hyrjes së Rusisë këtu, nënshtrimin e Gjeorgjisë ndaj Rusisë. Nuk kam ardhur në krye të vendit për këtë. Paraardhësit tanë nuk kanë jetuar për këtë dhe ne nuk do ta pranojmë. Askush nuk mund të shkatërrojë të ardhmen europiane të Gjeorgjisë (si në Ukrainë).

Zgjedhjet ishin tërësisht të manipuluara. Teknologjitë moderne u përdorën për të fshirë manipulimet dhe Gjeorgjia është viktimë e operacionit të luftës hibride speciale ruse.

Nesër fillon Maidani i protestave, dua t’i thërras të gjithë nesër pasdite në Avenue Rustaveli për t’i shpallur së bashku botës dhe vetes që nuk i njohim këto zgjedhje”, presidenta e Gjeorgjisë, ish qytetarja dhe diplomatja e Francës!

1 Comment

  1. Hi! I noticed you visited my site, so I’m returning the favor. I’m looking for ideas to improve my own site, and I appreciate the inspiration. Hope it’s okay if I take some cues from here.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Aleksander Dugin: Politika Apokaliptike e Izraelit

Next Story

Jeff Bezos: Washington Post Mori Vendimin e Duhur për të Mos Mbështetur Asnjë Kandidat në Zgjedhjet Presidenciale në SHBA

Latest from Info