Si po Zbatohet në Holandë Plani për “Smart Cities” 15-Minutëshe – Axhenda Diabolike 2030

/

Si do të duket jeta në qytetet 15-minutëshe tashmë pjesërisht të realizuara në Holandë?

Si mund ta njohim transformimin e qyteteve tona në “smart cities” (qytete të zgjuara) dhe çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar atë?

Aktivistja holandeze Maartje van den Berg i diskuton të gjitha këto në një intervistë të fundit me KLA.

Javën e kaluar kanali alternativ i lajmeve KLA intervistoi Maartje van den Berg, për të diskutuar mbi “qytetet inteligjente”, njëkohësisht qytetet 15-minutëshe në Holandë.

“Këto të ashtuquajturat qytete 15-minutëshe “qytetet inteligjente” [në Holandë] na shiten si “të gjelbërta” për të mirën tonë. Ajo që na thonë është se, njerëzit duhet të jetojnë vetëm në lagjet e tyre dhe të jenë të lumtur që janë në to, ku gjithçka është në mjedisin e tyre dhe nuk do të kenë nevojë të dalin jasgtë këtij territori. Dhe nëse keni nevojë për një makinë dhe nëse keni nevojë të dilni [nga lagja juaj], më mirë ndani një makinë me dikë tjetër. Kanë ndërtuar kështu, qendra jashtë qyteteve, ku dikush mund të ndajë një makinë me dikë tjetër, ose të marrë biçikletë”, tha ajo.

Por kjo nuk është e gjitha, ajo që po planifikohet është që të zbatohet edhe në qytete të vogla dhe komuna, anembanë Holandës.

Deri në vitin 2025, në tre muaj, Amsterdami do të prezantojë zonat “zero karbon”. Aty ku, për shembull, “kamionët dhe makinat me naftë nuk lejohen të hyjnë në qytetet tona”, tha van den Berg. Në të njëjtën kohë, ata po ndërtojnë qendra ku do të ruhen dhe aksesohen vetëm makinat e përbashkëta.

Ndërsa vitin e kaluar në Amsterdam u testua një zonë me zero automjete. Për gjashtë javë, rruga në Amsterdam ishte e bllokuar me barriera fizike, për të ndaluar automjetet që të hynin ose të dilnin nga Amsterdami.

“Shumë njerëz u mërzitën dhe u shqetësuan, madje as ambulancat nuk mundën të kalonin barrierat fizike dhe pati shumë aksidente”, shpjegoi ajo.

Sigurisht që projekti pilot që kryebashkiaku po përdor me barriera fizike, ka për qëllim “ta bëjë Amsterdamin më të gjelbër dhe të sigurtë, por në fakt nuk ka asnjë lidhje me këtë. Komuna ndërtoi ‘hyrje inteligjente’ në Amsterdam dhe kjo do të thotë instalim i kamerave të njohjes së targave”, tha van den Berg.

“Më 1 janar 2025, 14 bashki do të vendosin kufirin për zona ‘zero karbon’ dhe njerëzit do të penalizohen nëse hyjnë në këto zona.

Njohja e targave (me sistemin LPR), e njohur gjithashtu si Njohja Automatike e Targave (ANPR), është një teknologji e përpunimit të imazhit që përdoret për të identifikuar automjetet sipas targave të tyre. Gjatë viteve të fundit kemi parë këshilla bashkiakë dhe qeveri lokale në shumë vende, që prezantojnë sistemin e identifikimit të targave ANPR.

Siç tha van den Berg, “e njëjta gjë ndodh edhe në Gjermani, në disa qytete. Ata po vendosin gjithashtu zona me emetim zero. E njëjta gjë në Belgjikë dhe në Francë, në Portugali dhe Spanjë… Financimi vjen nga Bashkimi Europian, këto programe quhen Horizon 2020 dhe Green Deal. Të gjitha qeveritë e BE-së kanë nënshkruar Marrëveshjen e Gjelbër, kështu që të gjithë do t’i zbatojnë detyrimisht këto politika”.

Këtë vit, Këshilli i Qytetit të Oksfordit eci edhe më përpara, me atë që ata e quajnë “portat e autobusëve”. Ashtu si në Amsterdam, Oksfordi përdori më parë barriera fizike dhe kamera për të krijuar lagje me trafik të ulët, masa këto që u pritën me protesta nga banorët. Kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan është përpjekur gjithashtu prej vitesh që të zbatojë versionin e tij të lagjeve me trafik të ulët, të quajtur Zona “Ultra Low Emmission Zone” (ULEZ), e cila gjithashtu ka hasur në rezistencë të fortë.

“Në të njëjtën kohë që bashkitë ose qeveritë lokale po instalojnë kamera në Holandë, ata po heqin hapësirat e parkimit”, tha van den Berg. “Vendet e parkimit janë tashmë të vështira për t’u arritur, deri në fund të vitit 2025, 10,000 vende parkimi do të hiqen dhe nuk do të jepen më leja të reja parkimi”.

“Nuk është vetëm drejtimi i automjeteve private, që po përpiqen të kontrollojnë, apo të shfuqizojnë përdorimin e tyre. Matësit inteligjentë, për shembull, tashmë janë duke u instaluar në shtëpitë e njerëzve”, tha ajo.

Ndërkohë që zbaton tarifat e mbikëqyrjes, në përgatitje për kalimin nga gazi natyror, në energjinë elektrike, qeveria holandeze po ndërton gjithashtu “shtëpi transformatorësh”. “Në vitet e ardhshme, 50,000 shtëpi të tilla do të instalohen në zonat e banuara”, tha van den Berg. “Gjithsesi, njerëzve nuk u pëlqen kjo, pasi transformatorët e fuqisë janë të zhurmshëm dhe lëshojnë fusha elektromagnetike”, shtoi ajo.

Të gjitha shtëpitë dikur furnizoheshin me gaz natyror dhe Holanda u prek ndjeshëm nga katastrofa e gazsjellësit Nord Stream dhe ashtu si Gjermania, ndikoi në furnizimin me energji të vendit. Për më tepër, van den Berg tha: “Kishim fusha të mëdha gazi në veri të Holandës dhe ata thanë se do t’i mbyllnin dhe tani më i kanë mbyllur.

Ata duan të bëjnë tranzicionin drejt energjisë elektrike”, tha ajo, edhe pse nuk ka energji elektrike të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e vendit.

“Prandaj kemi… zona pa energji elektrike. Turbinat me erë prodhojnë energji elektrike vetëm kur fryn era. Dhe nuk ka gjithmonë diell, aq më tepër në dimër. Pra, burimet e ripërtëritshme të energjisë si era dhe energjia diellore, nuk funksionojnë dhe njerëzit po kuptojnë gjithnjë e më shumë se nuk është një rrjet i qëndrueshëm elektrik.”

Për shkak se Holanda është një zonë relativisht pa dalje në det, turbinat e erës dhe fermat e mëdha diellore ndodhen afër shtëpive të njerëzve. “Shumë njerëz po paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore”, shtoi ajo.

Qendrat e të dhënave po ndërtohen në të gjithë Holandën. “Një qendër e madhe është në ndërtim e sipër, një mega qendër të dhënash për Google, në veri të Holandës. Google bleu tokë për të ndërtuar qendrën e saj të të dhënave në Holandë“.

Tranzicioni drejt energjisë elektrike është nën mbikëqyrje dixhitale dhe shtetërore, një rrjet i gjerë kontrolli dhe duhet të pyesim veten tani, nëse ekonomitë tona po shkatërrohen me qëllim, apo çfarë po ndodh? Ka të bëjë me shkatërrimin e ekonomisë, sepse kjo është axhenda 2030.

Ekziston një plan apo udhërrëfyes i qeverisë holandeze i quajtur “Strategjia Kombëtare për Planifikimin Hapësinor dhe Mjedisin”. “Aktualisht është një draft raport, që është shkruar në vitin 2021 gjatë karantinës së Covid”, tha van den Berg.

“Raporti thotë se Hollanda do të përballet me sfida urgjente sociale, si ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike dhe se ne duhet të shkojmë tek aksesi dixhital dhe strehimi për të gjithë, gjë që është një problem vërtet i madh për Holandën. Dhe shikojini si po përpiqen qeveritë lokale dhe komunat për të zbatuar këtë plan të ri strategjik”, tha ajo.

Si mund të reagojmë ndaj kësaj?

Të gjitha këto tranzicione janë në Axhendën 2030. Njerëzit mund të shkojnë në Bashkinë e tyre, së bashku me partitë lokale që u shërbejnë interesave të tyre dhe duhet të flasin dhe të thonë: “Dëgjoni, ne nuk duam panele diellore në rrugët tona, as shtëpi transformatorësh”.

Ka edhe një lëvizje të theksuar të qytetarëve për përdorimin e parave të gatshme. Van den Berg shpjegoi: “Ne gjithmonë themi: Mos blini ushqimin dhe pijen tuaj në një supermarket me para plastike, paguani vetëm me para në dorë dhe nëse nuk mund të paguani me para, largohuni. Thuaju edhe të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë.

Po ashtu shumë biznese po reagojnë dhe po kërkojnë nga njerëzit që të paguajnë me para në dorë, gjithnjë e më shumë.”

Përveç leximit të strategjisë së qeverisë së tyre vendore për planifikimin special dhe mjedisin, van den Berg u rekomandon njerëzve të lexojnë librin e Jacob Nordangård Rockefeller: “Controlling the Game” (Kontrollojmë lojën) dhe librin e Kees Van Der Pijl “Pandemie van de angst: Opstap naar een totalitaire maatschappij” (Pandemia e frikës: Një hap drejt një shoqërie totalitare), botim i përkthyer edhe në anglisht. Fatkeqësisht, nuk mundëm të gjenim përkthimi në anglisht në internet, pra nuk e lejojnë shitjen e librit online, sepse është kundër planeve dhe strategjiev të tyre.

“Smart Cities” do të thotë totalitarizëm, kontroll i individit, lëvizje e kufizuar dhe e imponuar, trajtim i tij si një kafshë dhe kush nuk bindet, ndëshkohet.

Koha për të refuzuar të tilla plane të Axhendës 2030.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump në New York - Takim Mbresëlënës me të Ftuar & Folës Specialë (foto / video)

Next Story

Përpjekja për Manipulim në Pensilvani Denoncon Trump – A do të Përsëritet Viti 2020?

Latest from Info