Ka pasur paragoditje 4 ditë më parë!
Epiqendra ndodhet 11 kilometra në jug të Nea Moudania, Halkidiki.
U shënue edhe pasgoditje e fortë prej 4.3 Rihter.
Pak minuta më vonë në orën 19:07 pasoi një tërmet i dytë me magnitudë 4.3 ballë 10 kilometra në jug të zonës.
Ajo u pasua nga një pasgoditje më e vogël prej 2.8 të shkallës Rihter në orën 19:12.
Karakteristike është pamja e një kamere sigurie të një supermarketi në zonën e Potidia në momentin e tërmetit.
Siç shihet edhe në videon e Voria.gr, produktet po bien nga raftet ndërsa gjithçka dridhet.
Në një tjetër video nga një kamera sigurie në Nea Moudania, është regjistruar intensiteti i dridhjeve sizmike.
https://www.facebook.com/620033327/videos/1576236506309745
“Është herët për të pasur një pasqyrë të qartë. Ishte 5.2 Rihter dhe ndodhi jashtë Halkidikit. Nuk mund ta dimë nëse do të shkaktojë pasgoditje më të mëdha”, tha Efthymis Lekkas.
Për lidhjen e tij me tërmetet e forta në Malin Athos, profesori është përgjigjur negativisht duke thënë se nuk ka lidhje me të.
“Nuk jemi të sigurt nëse ky është tërmeti kryesor. Do të duhet të monitorojmë situatën pasi presim pasgoditje më të vogla. Zona nuk ka historik “sizmik”, ndaj do ta monitorojmë situatën me shumë kujdes”, theksoi Gerasimos Papadopoulos.
Papazachos zbuloi se, “në vend ka pasur disa paragoditje katër ditë më parë por edhe sot, para tërmetit të sotëm, i cili është ndjerë edhe këtu, në Selanik.
Zona është me sizmicitet të ulët.
Në zonën e Potidias përmendet vetëm një tërmet në antikitet, në vitin 479 p.e.s., por përtej kësaj nuk ka histori serioze sizmike”.