Izraelitë janë hedhur në kanalet e qytetit për të shpëtuar veten.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit, dhjetë të plagosur dhe dy të zhdukur janë numri i deritanishëm i sulmit brutal. Një pogrom, sipas Jerusalem Post, i marrë nga tifozët e Maccabi Tel Aviv në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.
Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bën thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre. “Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët me siguri, me qeverinë e Netaniahu që dërgon dy avionë për t’i riatdhesuar ata.
Siç njoftoi ushtria izraelite, ajo po dërgon “dy avionë” në Holandë, në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekipe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”.
Video tronditëse
Në videot e sulmeve, persona të maskuar dëgjohen duke bërtitur “Palestinë e lirë”, ndërsa të tjerët mbajnë flamuj palestinezë.
Siç raportojnë holandezët, mes të plagosurve ka disa me plagë nga thika, ndërsa disa, për të shpëtuar nga turma e tërbuar, u zhytën në ujërat e akullta të kanaleve që rrethojnë Amsterdamin.
Sipas mediave holandeze, shkak për shpërthimin e incidenteve janë bërë veprimet e izraelitëve, pasi grisjeve të flamujve palestinezë, që ishin varur në dritaret e shtëpive.
Tifozët izraelitë, nga ana e tyre, denoncojnë një plan të organizuar. Policia dyshohet se la vetëm tifozët e Maccabi Tel Aviv dhe nuk ofroi asnjë shoqërim kur ata hipnin në trena ose kur drejtoheshin në hotelet e tyre.
“Policia holandeze na shiti në mënyrë që arabët të na linçojnë”, tha një tifoz pasi mbërriti në aeroportin e Amsterdamit i plagosur dhe i mbuluar me gjak, sipas Jerusalem Post.
Benjamin Netaniahu kërkoi që autoritetet holandeze dhe forcat e sigurisë të veprojnë në mënyrë “të menjëhershme” dhe “potente” dhe “të garantojnë sigurinë e qytetarëve të tyre” pas incidentit “të tmerrshëm”, të cilin ai po e trajton me “seriozitetin më të madh”.
Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben Gvir pohoi përmes X se “tifozët që shkuan për të parë një ndeshje futbolli u sulmuan me një egërsi të paimagjinueshme thjesht sepse, ishin hebrenj dhe izraelitë”.