Hendeku mes Kamala Harris dhe Donald Trump në votën popullore po ngushtohet disi.
Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të betohet më 20 janar 2025, në tre shtete të SHBA-së janë ende duke numëruar votat!
Mund të tingëllojë si shaka, por nuk është ashtu.
Në tre shtete të kontrolluara nga demokratët Washington, Oregon dhe Kaliforni vazhdon procesi i numërimit të votave.
Më konkretisht në Washington është në 88%, në Oregon gjithashtu në 88% dhe në Kaliforninë e famëkeqit Gavin Newsom shënohet rekordi i vonesës, me 78% të numërimit.
Në të njëjtën kohë, distanca që ndan Kamala Harris nga Donald Trump në votën popullore po zvogëlohet nga 5,1 milionë vota, tani ka arritur në 3.2 milionë.
Ju kujtojmë se në Kaliforni mund të votohej pa pasur me vete një dokument identifikimi. Kjo na tregon se manipulimi është ulur këmbëkryq mes majtistësh, që meqë humbën gjithçka, po ngushtojnë disi votën popullore.
Dështakët zakonisht, kanë sjellje të tilla!