Rritja vazhdon!
Bitcoin e kapërceu pragun e 90,000 dollarëve për herë të parë duke vazhduar rritjen e tij pas fitores së Trump në SHBA.
Trump shihet si më shumë mbështetës i kriptomonedhave, sesa kandidatja demokrate Kamala Harris dhe tregu po lëviz një linjë më të butë për rregullimin e kriptomonedhave nën administratën e re të Trump.
Bitcoin kapërceu kufirin e 90,000 dollarëve rreth orës 15:30 me orën shqiptare, duke arritur edhe mbi 91,000 dollarë dhe para pak u mbyll me 2.66% në vlerën 90,670 dollarë.