Kush Është Kreu i Ri i Shërbimit Informativ të SHBA-ve që Urren Turqinë – “Erdogan Është Diktatori më i Keq në Botë”!

/

Trump ka emëruar Tulsi Gabbard në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar, por kush është amerikania dhe pse lajmi nuk do ta gëzojë aspak Turqinë?

Tulsi Gabbard është zgjedhur nga presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si kreu i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar të SHBA-ve.

Tulsi është një veterane e luftës në Irak, megjithatë ne do të fokusohemi më shumë në fjalët e saj nga viti 2020, kur bëri disa deklarata shumë interesante.

“Turqia prej vitesh ka mbështetur fshehurazi organizatat terroriste ISIS dhe Al-Kaeda. Turqia e Erdoganit nuk është aleati ynë. Ai është një nga diktatorët më të rrezikshëm në botë dhe qeveria amerikane dhe media nuk duhet ta ndihmojnë këtë fanatik islamik dhe partnerët e tij të al-Kaedës”, tha Tulsi katër vite më parë.

Nisur nga këto dhe shumë deklarata të tjera të saj, turqit sigurisht që nuk ishin veçanërisht të lumtur për zgjedhjen e re të Trump.

Kush është Tulsi Gabbard?

Tulsi Gabbard është një politikane amerikane e cila më parë ka shërbyer si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve. Ajo ka shërbyer në ushtrinë amerikane në Irak dhe kjo e ka bërë atë të kritikojë operacionet ushtarake amerikane jashtë vendit, gjatë karrierës së saj politike.

Gjëja interesante për Tulsin është se ajo i përkiste Partisë Demokratike, me të cilën kishte shërbyer edhe si senatore amerikane në emër të Havait (prej nga vjen). Vitet e fundit, ajo ndryshoi kampin politik dhe iu bashkua krahut të konservatorit republikan Donald Trump.

Si kreu i ri i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shteteve të Bashkuara, Tulsi pritet të mbikëqyrë të 18 agjencitë e ndryshme të inteligjencës të shtetit. Siç e kuptoni, ky është një pozicion i rangut të lartë me autoritet të madh.

Të mërkurën, Donald Trump tha se Tulsi “gëzon mbështetjen e gjerë të kampit demokratik dhe republikan” për faktin se ajo ishte anëtare e Partisë Demokratike deri në vitin 2020. Sigurisht, analistët politikë besojnë se Partia Demokratike nuk do të mbështesin Tulsin, veçanërisht duke pasur parasysh sesi e braktisi atë, për kampin kundërshtar.

Si kreu i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Tulsi do të luajë një rol kyç në strategjinë e politikës së jashtme të administratës Trump, veçanërisht në lidhje me konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

https://twitter.com/i/status/1856054498676093359

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Elon Musk “Gozhdoi” Zyrtarin e NATO-s që e Kritikoi për X & Bots

Next Story

Inteligjenca Artificiale Cilëson PS (Partinë Socialiste) Si Organizatë Kriminale

Latest from Info