Zelenski Kërkon të Hapë “Dyert e Çmendinës”: “Nëse Trump Nuk na Jep Armët që Duam, do të Zhvillojmë Armë Bërthamore”!

/

“Për disa muaj do të kemi gati një bombë të thjeshtë!”

Ukraina ka aftësinë për të ndërtuar armët e veta bërthamore brenda disa muajve, raportoi Times, duke cituar dokumente nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Zelenski duket se po luan kartën e fundit pas zhvillimeve të reja në Uashington me zgjedhjen e Trump.

Sipas botimit, Ukraina mund të zhvillojë shpejt një bombë të thjeshtë bërthamore “të pistë”, nëse Donald Trump, si President i SHBA-së, tërheq ndihmën ushtarake!

Në mënyrë të veçantë, botimi flet për krijimin e një pajisjeje bazë plutoniumi duke përdorur teknologji të ngjashme me bombën Fat Man të hedhur në Nagasaki në 1945.

“Krijimi i një bombe të thjeshtë atomike, siç bënë Shtetet e Bashkuara nën Projektin Manhattan, nuk do të ishte një detyrë e vështirë pas 80 vite”, thuhet në dokument.

Vihet re se Ukraina ka të ngjarë të duhet të përdorë plutoniumin e nxjerrë nga shufrat e karburantit të reaktorit bërthamor të harxhuar, në mënyrë që të mos humbasë kohë duke ndërtuar dhe operuar objekte të mëdha të nevojshme për pasurimin e uraniumit.

Siç është raportuar, presidenti ukrainas Zelenski gjatë një bisede me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, më 27 shtator kishte diskutuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por nuk duket se është marrë në konsideratë nga Presidenti i ri i SHBA-ve.

Zelenski shpjegoi se Memorandumi i Budapestit, për të siguruar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës së pavarur brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, përfshinte një kusht që Ukraina të heqë dorë nga armët bërthamore. Ai tha se Rusia e ka shkelur këtë dokument dhe nuk funksionon, për më tepër që marrëveshjet e partnerëve të tjerë të mëdhenj me Rusinë nuk funksionojnë.

“Në një bisedë me Donald Trump, i thashë se ne kemi të drejtë të kemi armë bërthamore. Cila është rruga për të dalë? Ose Ukraina do të ketë armë bërthamore dhe atëherë kjo do të jetë mbrojtja jonë, ose ne duhet të kemi një lloj mbrojtjeje, dhe përveç NATO-s, sot nuk dimë ndonjë aleancë tjetër aktive”, tha presidenti.

Por më vonë, ai mohoi pretendimet se Ukraina po përgatitej të zhvillonte armë bërthamore “ose diçka të ngjashme”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bitcoin Thyen Vlerën e 90,000 Dollarëve për Herë të Parë

Next Story

SHBA: Prokurori Special Jack Smith Mbyll Çështjet ndaj Trump & Jep Dorëheqjen!

Latest from Info