Gjithçka nisi me dorëheqjen dje, të Sekretarit të Parë të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.
Kyriakos Mitsotakis, pasditen e së shtunës (16/11) ka përjashtuar nga Nea Dimokratia Antonis Samaras, pas një interviste të ish kryeministrit në BIMA e së dielës.
Dje, Sekretari i Parë i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ka dhënë dorëheqjen, në mospajtim me politikën e koncesioneve me dhe ndaj Turqisë!
Ky zhvillim është kriza më e madhe në qeveri dhe parti që kur Kyriakos Mitsotakis mori postin e kryetarit të ND dhe më pas kryeministër.
Vlen të përmendet sesi Antonis Samaras së bashku me Kostas Karamanlis “kontrollojnë” të paktën 15 deputetë dhe mund të rrëzojnë qeverinë, nëse do të vendosin.
Zhvillimi i sotëm është largimi i dytë që i bën familja Mitsotakis, Antonis Samaras, sërish për arsye çësthjesh kombëtare. Në vitin 1993, Samaras është dëbuar nga ND për çështjen e Maqedonisë dhe dhe sot, 31 vjet më vonë, për çështjen greko-turke.
Konkretisht, në vitin 1993 me Konstantinos Mitsotakis, babai i Kyriakos, dëbimi i Samaras solli rënien e qeverisë greke.
Antonis Samaras në intervistën e tij kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm Giorgios Gerapetritis dhe propozoi që Kostas Karamanlis të jetë kandidati për President i Republikës së Greqisë.
Vendimi për të kërkuar këtë dorëheqje është marrë nga Antonis Samaras kur dëgjoi Ministrin e Jashtëm grek të deklaronte tetorin e kaluar: “nëse duam të kemi një lagje të qetë, le të më quajnë person të nëpërkëmbur”.
Propozimi i Antonis Samaras është një goditje e re për qeverinë dhe pritet të shkaktojë tronditje të madhe në ND.
Siç thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të qeverisë, Pavlos Marinakis, “me intervistën e sotme ai e vendos veten, për herë të dytë pas vitit 1993, jashtë Demokracisë së Re. Në fund të fundit, kjo është ajo që ai kërkonte. Megjithatë, këtë herë historia nuk do të përsëritet. Mazhoranca qeveritare vazhdon në mënyrë të qëndrueshme kursin e saj, pa z.Samaras. Askush nuk ka të drejtë të luajë me stabilitetin e vendit në këto kohë të trazuara”.
Në njoftimin e lëshuar nga përfaqësuesi i qeverisë, ai bën të qartë se z.Samaras nuk ka “shprehur opinione. Por ai shprehu mospajtimin e tij të plotë me të gjithë politikën e qeverisë”.
Siç vëren ai, “madje shkoi edhe më larg duke pretenduar se kryeministri i Greqisë, presidenti i Republikës së Qipros janë “shumë në qejf” teksa takohen me presidentin e Turqisë dhe kryeministrin e Shqipërisë”.
Të gjitha sa më sipër nuk mund të tolerohen apo pranohen. Prej vitesh shoqëria ka lënë pas logjikën dhe qëndrimet politike të frymëzuara nga “inate” partiake.
***
Përgjigja “rrufe” e Antonis Samaras: “Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Mitsotakis”.
Deklarata e Samaras në detaje:
“Arroganca dhe mungesa e dukshme e qetësisë shpjegojnë lëvizjen e Mitsotakis. I shkëputur nga baza, ai drejton një parti që i ngjan aspak Demokracisë së Re.
Unë fola, po flas dhe do të flas vetëm për atë që ka të bëjë me Greqinë.
Kështu që na tregoni se ku e kam gabim. Në çështjet greko-turke, ku vetëm dje dha dorëheqjen Sekretari i Parë i Përgjithshëm përgjegjës i Ministrisë së Jashtme? Në vështirësinë e qytetarëve për të përballuar tregun e shtrenjtë? Në axhendën “woke”, që ndërsa vetë e solli në Greqi, pas zgjedhjes së Trump flet befas për tiraninë e pakicës?
Apo ndoshta për çështjen Novartis, skandalin më të mash në farmaceutikë?
Apo ndoshta sepse propozova Kostas Karamanlis për President të Republikës?
Kam sakrifikuar gjithçka për vendin, madje edhe shëndetin. Por askush nuk mund të më detyrojë të sakrifikoj ndërgjegjen time.
Gjyqtari i të gjithëve ne do të jetë populli dhe historia”.