Në Suedi, Finlandë & Norvegji Filluan të Shpërndajnë Fletëpalosje me Udhëzime Mbijetese “Nëse Vjen Kriza ose Lufta”!

/

Disa javë më parë, një raport i BE-së u bëri thirrje qytetarëve që të fillonin të grumbullonin mallra, për tre ditë gatishmërie.

Autoritetet në Suedi, Finlandë dhe Norvegji kanë filluar të shpërndajnë fletëpalosje për qytetarët e tyre me udhëzime mbijetese në rast lufte ose krizash të tjera të papritura.

Vlen të kujtojmë sesi disa javë më parë një raport i BE-së kërkoi nga qytetarët që të fillonin grumbullimin e mallrave ushqimore për një afat 3-ditor, për të qenë gati, ndoshta edhe për një sulm bërthamor!

Specifikisht, banorët e Suedisë, sot, e hënë (18/11) filluan të marrin broshurat e përmendura, me të cilat informohen sesi të reagojnë dhe veprojnë.

Fletëpalosja titullohet “nëse vjen kriza ose lufta” dhe është përditësuar për shkak të përkeqësimit të asaj që qeveria suedeze e quan situatën e sigurisë, duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe ndërhyrjes ruse.

Broshura është dyfishuar përsa i përket numrit të faqeve.

Por Finlanda fqinje ka publikuar gjithashtu këshillat e saj të reja në internet për “gatishmërinë ndaj incidenteve dhe krizave”.

Norvegjezët gjithashtu morën kohët e fundit një fletëpalosje që u kërkonte të përgatiteshin për t’u kujdesur për një javë, në rast të motit ekstrem, luftës dhe kërcënimeve të tjera.

Për më tepër, gjatë verës, agjencia e menaxhimit të emergjencave të Danimarkës njoftoi se u kishte dërguar e-mail të rriturve danezë, me detaje të ujit, ushqimit dhe ilaçeve që do t’u duhet të kishin për të kaluar një skenar krize 3-ditore.

Broshura përkatëse finlandeze, nga ana e saj, ka një seksion të detajuar kushtuar konfliktit ushtarak dhe shpjegon sesi qeveria dhe presidenti do të reagonin në rast të një sulmi të armatosur, duke theksuar se autoritetet finlandeze janë “të përgatitura mirë për vetëmbrojtje“.

Ndryshe nga Suedia dhe Norvegjia, Helsinki vendosi të mos printojë një kopje për çdo shtëpi, pasi do të “kushtonte miliona”, por një version dixhital që do të mund të përditësohet.

“Kemi dërguar 2.2 milionë formularë, një për çdo familje në Norvegji”, thotë Tore Kamfjord, kreu i sektorit të “vetëpërgatitjes” së Mbrojtjes Civile Norvegjeze (DSB).

Suedia u bashkua me NATO-n vetëm këtë vit, duke vendosur si Finlanda të aplikojë, pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Norvegjia ishte një anëtare themeluese e aleancës perëndimore të mbrojtjes.

Shishe me jod, ilaçe dhe tableta!

Listat e artikujve që fletëpalosja thotë se duhet të mbahen në shtëpi, përfshijnë ushqime me jetëgjatësi si fasule të konservuara, pije energjike dhe makarona, si dhe ilaçe të tilla si tabletat e jodit në rast të një aksidenti bërthamor.

Oslo dërgoi një version më të vjetër për qytetarët, një të vitit 2018.

Për suedezët, ideja e një fletëpalosje emergjente nuk është asgjë e re.

Një version i hershëm i “If War Happens” u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u përditësua gjatë Luftës së Ftohtë.

Megjithatë, nga fletpalosja është hequr një mesazh: “Nëse Suedia sulmohet nga një vend tjetër, ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Të gjitha informacionet që do të pretendojnë se rezistenca do të ndalet janë të rreme”.

Udhëzimet përshkruajnë se çfarë duhet të bëjnë qytetarët në skenarë të ndryshëm dhe u kërkojnë atyre të sigurohen se mund të mbrojnë veten, të paktën fillimisht, në rast krize.

Finlandezët përballen me skenarë të tillë, sesi do të përballeshin me një situatë pa energji elektrike për shumë ditë, me temperatura dimërore nën 20 gradë Celsius.

Lista e urgjencës përfshin gjithashtu tableta jodi, si dhe ushqime të lehta për t’u përgatitur, ushqim për kafshët shtëpiake dhe furnizime rezervë.

Menuja suedeze përfshin patate, lakër, karrota dhe vezë së bashku me salcë boloneze të konservuar dhe supa të gatshme me boronicë dhe trëndafil.

Një nga rekomandimet më të rëndësishme është që qytetarët të mbajnë mjaftueshëm ushqim dhe ujë të pijshëm, për 72 orë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Jeff Bezos do të Injektojë Miliona Lopë në Britani me mRNA për të Ulur Emetimet e Bagëtive, në Kuadër të Ndryshimeve Klimatike!

Next Story

Finlandë: Fibri Nëndetës Jashtë Shërbimit!

Latest from Info