Ish Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë u Emërua nga Mark Rutte, zëvendës-Sekretare e Përgjithshme e NATO-s!

/

Shkupi në “timonin” e Aleancës!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka njoftuar se dje ka emëruar Radmila Shekerinska nga Maqedonia për zëvendës-Sekretare të Përgjithshme të Aleancës Veriatlantike.

Mark Rutte tha në mënyrë specifike se:

“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Radmila Shekerinskas si zëvendës-Sekretare të ardhshme të Përgjithshme.

Ajo beson me të vërtetë në NATO, e di punën e nevojshme për t’u anëtarësuar në Aleancë dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë i saj. Mezi pres të punoj me të, ndërsa ajo merr këtë rol jetësor”.

Për emërimin e saj në NATO ka reaguar vetë ajo, me një postim që ka bërë në rrjetet sociale duke thënë se:

“Do të jem e nderuar të shërbej si zëvendës-Sekretare e Përgjithshme e NATO-s nën udhëheqjen e Mark Rutte dhe jam e përkushtuar të punoj me të gjithë aleatët drejt një Aleance edhe më të fortë dhe më të sigurtë”.

Radmila Shekerinska do të marrë detyra në “timonin” e NATO-s para fundit të vitit 2024 dhe ka kaluar nëpër poste të ndryshme përgjegjësie në Shkup, si zëvendës Kryeministre për Integrimin Europian, si dhe Ministre e Mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Zbulohet Mbishkrimi më i Vjetër që Thotë "Jezusi Është Zot"!

Next Story

Kush Është Miliarderi Ministër i Tregtisë së Qeverisë Trump?

Latest from Info