Rusët Publikuan Hartë Objektivash në Europë & Kohën e Mbërritjes në Ato të RS-26 ‘Oreshnik’ Ndërkontinental!

/

Rusët pranojnë se është raketë ndërkontinentale me distancë prej 5,500km.

Moska publikoi një hartë që tregon shpejtësinë (12,250 km/h) të raketës balistike ndërkontinentale RS-26 Oreshnik dhe kohën e mbërritjes së saj në objektivat kryesore në Europë, të cilat janë si më poshtë:

Paris: 17.2′

Londër: 17.7′

Kiev: 5.5′

Helsinki: 10′

Vilnius (Lituani): 8.3′

Regikowo (baza në Poloni): 11.1′

Ramstein (Gjermani, baza SHBA-NATO): 15′

Bukuresht (Rumani): 9.4′

Në të njëjtën kohë, konfirmohet se është ndërkontinentale teksa përmendet një rreze prej 5,500 km: Sipas traktatit START 1 për kufizimin e armëve strategjike, një raketë ndërkontinentale është një raketë me një rreze veprimi prej më shumë se 5,000km.

Sigurisht që rusët dhe veçanërisht presidenti Putin flasin zyrtarisht për një raketë me rreze të mesme (MRBM), por ky “përbindësh” 36 tonësh nuk është vetëm me rreze të mesme veprimi, është një raketë balistike ndërkontinentale e krijuar posaçërisht për të goditur Europën (vendet e NATO-s dhe të BE-së).

Po të llogarisim shpejtësinë e raketës, ajo do të arrinte për shembull në Aleksandropolis (Greqi), ku ndodhet baza amerikane e furnizimit për forcat e NATO-s në Europë dhe në jug të Ukrainës, që është edhe më pranë Shqipërisë, afërsisht në 10.5′.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermanët Zbuluan Planin e NATO-s për L3B: 800,000 Trupa për të Sulmuar Rusinë!

Next Story

SHBA: Pasagjerët e Avionit Lidhën Një Burrë që Donte të Hapte Derën!

Latest from Info