SHBA: Pasagjerët e Avionit Lidhën Një Burrë që Donte të Hapte Derën!

/

Përleshja ndodhi ditë më parë në fluturimin nga Milwaukee për në Dallas-Fort Worth.

Pasagjerët e linjës ajrore kanë lidhur me shirit ngjitës një burrë të padisiplinuar, që u përpoq të hapte derën e avionit në mes të fluturimit.

Përleshja ndodhi ditë më parë në fluturimin nga Milwaukee për në Dallas-Fort Worth, raporton CNN.

Sipas një raporti nga Siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Dallas Fort Worth, pasagjeri në fluturimin 1915 të American Airlines i tha një stjuardese se “duhej të zbriste nga avioni menjëherë”.

Ndërsa burri bëhej gjithnjë e më nervoz, situata bëhej gjithnjë e më e tensionuar, stjuardesa u tërhoq në pjesën e pasme të avionit dhe u bëri shenjë pasagjerëve për ndihmë.

Më pas ajo u fut midis derës së daljes së aeroplanit dhe pasagjerit, por ai u hodh drejt saj, duke e kapur pas fytit dhe duke i ndrydhur kyçin e dorës, thuhet në raport.

Pikërisht atëherë pasagjerët që ndodheshin në vendngjarje nxituan për ta ndihmuar. Kanë arritur të frenojnë burrin, i cili u shfaq i vendosur për të përmbushur çmendurinë e tij dhe e prangosën me shirit ngjitës.

Pasi avioni u ul në Dallas, ai u arrestua nga agjentët e FBI-së dhe iu nënshtrua një ekzaminimi psikiatrik.

Incidenti është i fundit, ndër qindra shembujt e pasagjerëve të padisiplinuar, një problem ky që është përkeqësuar për linjat ajrore amerikane, nga pandemia dhe në vazhdim.

Vetëm këtë vit, Administrata Federale e Aviacionit në SHBA regjistroi të paktën 1,854 incidente, një numër i madh, megjithatë i reduktuar krahasuar me 6,000 incidente në vitin 2021.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Rusët Publikuan Hartë Objektivash në Europë & Kohën e Mbërritjes në Ato të RS-26 'Oreshnik' Ndërkontinental!

Next Story

Kjo Është Shenja Rrugore Bardh e Zi - Çfarë Tregon?

Latest from Info