Protestuesit kundërshtojnë masat shtrënguese të industrisë së makinave dhe pushimet sistematike nga puna nga ana e kompanisë.
Një mënyrë imagjinative u gjet nga protestuesit, ndoshta punonjës të Volkswagen, për të treguar kundërshtinë e tyre ndaj politikave të fundit të kompanisë. Në veçanti, siç mund ta shohim në videon e mëposhtme, në demonstratat e tyre të fundit, ata janë veshur si “të vdekur të ndgritur nga varri” duke mbajtur një kuti ku shkruhet emri i prodhuesit të makinave.
Kujtojmë se kompania gjermane që prodhon makinën me të njëjtin emër si dhe Porsche apo Skoda, ka njoftuar se do të pushojë nga puna mijëra punëtorë ndërkombëtarisht në vitin 2025, ku shumica e tyre janë gjermanë.
Megjithatë, negociatat po vazhdojnë për të gjetur “të mesmen e artë” me përfaqësuesit e sindikatës IG Metall që bëjnë thirrje për një grevë më të përgjithshme të punonjësve në sektorin e prodhimit të makinave, për shkak të masave shtrënguese që janë marrë dhe do të vazhdojnë të merren.
Shikoni videon përkatëse: