Ukraina Pret Goditje nga Rusia – “Banorë, Qëndroni në Banesa”!

/

“Mbylluni në banesa!”

Rusia mbylli hapësirën ajrore mbi Astrakhan.

Sirenat po bien në të gjithë Ukrainën.

Në një informacion të orëve të fundit u bë e ditur se forcat e armatosura ruse mbyllën pjesë të hapësirës ajrore, përreth vendit ku janë pozicionuar raketa taktike. Për pasojë Ukraina dhe Perëndimi vendosën gjendjen e emergjencës për një goditje të mundshme të armës hipersonike ruse.

Rusët kanë mbyllur hapësirën ajrore të bazës ushtarake të raketave Kapustin Jar, që ndodhet në Rajonin Astrakhan. Duhet nënvizuar se nga kjo bazë ushtarake raketore u lëshua raketa hipersonike ndërkontinentale “Oreshnik” drejt Ukrainës, në rajonin Dnipro.

Njoftimi zyrtar rus shkaktoi shqetësim dhe alarm te Perëndimi, por më shumë në Kievi, i cili po përgatitet sot për goditjen tjetër ruse. Goditja e së enjtes me raketën hipersonike ndërkontinentale “Oreshnik” tregoi dhe dëshmoi se Ukraina nuk ka një sistem të mbrojtjes ajrore për raketën në fjalë, pra nuk ka masa mbrojtëse për t’u përballur me këtë lloj sulmi.

Veç kësaj presidenti rus Putin deklaroi se do të provojë mes goditjesh në Ukrainë edhe raketa të tjera që ka në fondin e saj ushtria ruse, mesa duket të panjohura deri më sot nga Perëndimi.

Është pothuajse i sigurtë fakti që Rusia do të sulmojë Ukrainën, pyetja që bëhet është: kur? Shumë besojnë se në orët në vazhdim një breshëri sulmesh do të mbytin Ukrainën, nxitur dhe nga sulmet e sotme që Ukraina ka bërë në Kursk.

Për këtë, Kievi dha një lajmërim për popullin ukrainas, për të qenë të përgatitur për një sulm të mundshëm dhe të qëndrojnë në shtëpi, kurse në disa lagje është bërë evakuimi i banorëve.

Të gjtha tregojnë se jemi në prag të Luftës së Tretë Botërore, kësaj here mes Rusisë dhe Perëndimit. Lufta duket tani më një rrugë pa kthim.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjermani: Protestuesit Dalin në Rrugë për "Funeralin" e Volkswagen! (video)

Next Story

NATO Drejtuar Qeverive Europiane: “Bizneset Duhet të Përgatiten për Luftë & të Përshtaten në Përputhje me Rrethanat”!

Latest from Info