Moska kishte njoftuar se do të vazhdonte me hakmarrje të ashpër kundër ukrainasve për sulmet që ata kryejnë me raketa perëndimore.
Rusët nisën një sulm masiv me raketa kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës në Odessa, Kiev, Vinnitsia, Sumi, Kharkiv, Lutsk, Rivne, Khmelnitskji dhe Kropnivitski.
https://twitter.com/i/status/1862000367300419910
Raketat ruse të lundrimit Kalibr të gjuajtura nga anijet e Flotës së Detit të Zi, e prishin rrjetin elektrik.
Informacionet më të reja përmendin edhe sulme ndaj objektivave ushtarake.
“Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë Ukrainën për shkak të një kërcënimi raketor”, thanë forcat ajrore përmes Telegram, duke theksuar se rajonet Odesa (jugore), Khivorkhrad (qendror), Kherson (lindor) dhe Mikolaiv, ishin veçanërisht në shënjestër (në jug).
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se do të duhet të vazhdojnë me ndërprerje urgjente të energjisë elektrike, veçanërisht në Kiev, në një kohë kur temperaturat janë duke shkuar afër zeros.
“Edhe një herë, sektori i energjisë është nën sulmin masiv të armikut”, tha Ministria e Energjisë e Ukrainës në Facebook.
Ndërprerjet e energjisë filluan të ndodhin në Kiev, Odesa dhe Dnipro, njoftoi operatori DTEK.
Rusia thuhet se ka shënjestruar objektet energjetike të Ukrainës, duke çuar në shpërthime në disa qytete. Burimet ukrainase tregojnë se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ndodhur në Kiev dhe rajone të tjera. Murad Gazdiev i RT ka detajet më të fundit.
Rusia kishte njoftuar se do të kishte “hakmarrje” për sulmet ukrainase me raketa ATACMS, të prodhuara nga SHBA, në territorin rus, në 24 orët e fundit.
Rusia do të përshkallëzojë sulmet me afrimin e dimrit, duke synuar infrastrukturën energjetike.
Me më pak se dy muaj deri në marrjen e detyrës nga Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump, Moska dëshiron të arrijë përfitime maksimale territoriale.
Ushtria ukrainase po përballet me një problem serioz mungesash dhe administrata e presidentit në largim të SHBA-ve Joe Biden, i ka bërë thirrje Kievit që të ulë kufirin e moshës për rekrutim në 18, nga 25 vjeç sot, në mënyrë që të rekrutojë më shumë burra që të kujtojnë kohën e vitit 1945, kur Gjermania kishte rekrutuar të gjithë meshkujt nga mosha 16 deri në 60 vjeç!
Theksojmë se mungesa e energjisë elektrike shkakton probleme serioze në transport, si dhe në furnizimin e ushtrisë ukrainase.