Por tokat e pushtuara nga Rusia mbeten në Rusi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka lënë të kuptohet se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet në luftën me Rusinë, nëse territoret ukrainase, jo ato që tani mbahen nga Rusia, do të hynin “nën ombrellën e NATO-s”.
Kjo, sipas tij, do t’i lejonte atij që më vonë të negocionte kthimin e territoreve të mbetura… “në rrugë diplomatike”.
Në një intervistë me Sky News dhe Stewart Ramsey, presidentit ukrainas iu kërkua t’i përgjigjet raporteve të mediave se një nga planet e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës mund të ishte që Kievi t’i lëshonte Rusisë territoret që Moska ka marrë, në shkëmbim anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Zelenski u përgjigj se anëtarësimi në NATO duhet t’u ofrohet pjesëve të lira të vendit për t’i dhënë fund “fazës së nxehtë të luftës”, për sa kohë që ftesa e NATO-s njihte kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.
Ai madje u duk, siç komenton Sky News, të pranonte se pjesët lindore të vendit të pushtuara nga Rusia do të liheshin për momentin jashtë një marrëveshjeje të tillë.
***
Ky është pohim se lufta do të vazhdojë, teksa shkaku i luftës ishte pikëtisht dëshira e Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Kjo gjithashtu tregon që Zelenski po i bën “ftesë” presidentit rus për të hyrë edhe më thellë në territor, ndoshta deri në Kiev.