Vendimi i Joe Biden për të falur djalin e tij Hunter mund të dëmtojë seriozisht “integritetin” e Amerikës, sipas “carit” të ri të efikasitetit të qeverisë Trump, Elon Musk.
Presidenti në largim kishte thënë më herët se nuk do të ndërhynte në proçedurat ligjore që kanë të bëjnë me djalin e tij.
RT raporton: Në qershor, Hunter Biden u dënua për tre akuza penale, për gënjeshtra me çështjet e tij të lidhura me drogën, në dokumentet e tij të blerjes së armëve, kur bleu një revolver në vitin 2018.
Ai u deklarua fajtor për tre vepra penale të taksave dhe gjashtë kundërvajtje tatimore në shtator, me dënimin e parashikuar në dhjetor.
Duke iu përgjigjur një postimi në X nga miku i tij sipërmarrës David Marcus të dielën, Musk shkroi: “Nuk më interesojnë gjërat e drogës, por kundërshtimi i integritetit të Shteteve të Bashkuara, nuk është në rregull”.
Menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump zgjodhi CEO të Tesla dhe Space X për të kryesuar Departamentin e sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë. Nisma me sa duket do të funksionojë jashtë kufijve të qeverisë amerikane.
Në një deklaratë të lëshuar të dielën në mbrëmje, Biden njoftoi se “falja e plotë dhe e pakushtëzuar” mbulon veprat që djali i tij “ka kryer ose mund të ketë kryer ose marrë pjesë gjatë periudhës nga 1 janari 2014 deri më 1 dhjetor 2024, duke përfshirë por jo i kufizuar në të gjitha veprat e akuzuara ose të ndjekura penalisht”.
Presidenti pretendoi se djali i tij u ndoq penalisht “në mënyrë selektive dhe të padrejtë” për shkak të lidhjeve të tij familjare, duke këmbëngulur se “njerëzit pothuajse kurrë nuk nxirren në gjyq për akuzat e krimit vetëm për mënyrën sesi ata plotësuan një formular për armë”. Ai shtoi se rastet kundër Hunterit përbëjnë një “shkelje drejtësie”, duke dyshuar që prapa kësaj vepre janë kundërshtarët e tij republikanë.
Që kur Biden mori detyrën në vitin 2021, një numër politikanësh të shquar republikanë kanë pretenduar se djali i tij ka vepruar si “bagman” i presidentit në marrëveshjet korruptive që përfshijnë kombe të huaja. Megjithëse presidenti në largim, i ka mohuar këto pretendime.
Duke komentuar faljen në një postim në platformën e tij “Truth Social” të dielën, Trump denoncoi vendimin e Biden si një “abuzim dhe dështim të drejtësisë”.