Ai akuzoi opozitën për praktika antishtetërore.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli gjendjen e ligjit ushtarak në vend, ndërsa akuzoi opozitën për praktika antishtetërore.
Yoon Suk Yeol njoftoi sot se do të rindërtojë një vend të lirë dhe demokratik duke vendosur ligjin ushtarak.
Në të njëjtën kohë ai akuzoi opozitën për kontrollin e Kuvendit dhe për praktika antiqeveritare.
Presidenti i vendit përmes një njoftimi televiziv njoftoi vendosjen e gjendjes së ligjit ushtarak. Ai tha se ligji ushtarak është i nevojshëm për të mbrojtur rendin kushtetues të vendit.
“Për të mbrojtur Korenë e Jugut liberale nga kërcënimet e forcave komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementët antishtetërorë… Unë po shpall ligjin ushtarak”, tha ai.