Kinezët i dëbuan gazetarët gjermanë nga salla e takimit.
Kinezët përzunë ministren e Jashtme gjermane, Analena Burbock, e cila për të disatën herë po krijon probleme në marrëdhëniet e Berlinit me vendet e tjera dhe dënuan deklaratat dhe veprimet e saj gjatë vizitës në Pekin.
Analena Burbock e “të Gjelbërve” akuzoi Rusinë se po përpiqet të tërheqë Azinë në luftën e Ukrainës, pas Europës Lindore, ndërsa përsëriti akuzën ndaj Pekinit për mbështetjen e Moskës.
Ky është një episod diplomatik i paprecedent: “Manipulimi që ajo tentoi është i papranueshëm”.
Në konferencën zyrtare pas vizitës së Burbok në Pekin, përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, u kërkoi përfaqësuesve të mediave gjermane të largoheshin nga salla!
Ai gjithashtu informoi se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp.
Lin Jian shtoi se autoritetet kineze i konsiderojnë të papranueshme akuzat e Gjermanisë kundër Kinës për trajtimin e çështjes ukrainase.