Deklarata e Macron pas Rënies së Qeverisë Barnier – Nuk Jap Dorëheqjen, Kryeministrin e Ri do ta Shpall në Ditët në Vijim!

/

Deputetët zgjodhën kaosin, tha ai, mes mocionit të mosbesimit.

“E djathta ekstreme dhe e majta janë bashkuar për të më rrëzuar mua!”

Një ditë pas rënies së qeverisë së Michel Barnier, mandati i të cilit sapo ka mbushur tre muaj, Presidenti Emmanuel Macron iu drejtua popullit francez për lëvizjet e tij të radhës.

Ai sulmoi dy fraksionet, të majtën dhe të djathtën ekstreme, të cilat, siç tha ai, u bashkuan për të votuar mocionin e mosbesimit, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Ai fillimisht ka falenderuar Michel Barnier për mandatin e tij dhe “çfarë ka arritur për vendin tonë”. “Ai u ngrit në rast, ku të tjerët nuk e bënë”, shtoi ai.

Më pas ai pranoi se shpërndarja e Asamblesë Kombëtare verën e kaluar pas zgjedhjeve europiane “nuk u kuptua”. Ai tha se ishte një “vendim i pashmangshëm” dhe theksoi se “është përgjegjësia ime”. E di që disa duan të më “drejtojnë gishtin”, tha ai dhe shtoi se “përgjegjësitë e mia i kam marrë gjithmonë, kurse të tjerët jo”.

Më pas ai iu referua rrethanave të rënies së qeverisë Barnier, duke sulmuar partinë e Le Pen dhe duke thënë se ata “zgjodhën kaosin”. “Nuk do të marr përsipër papërgjegjshmërinë e të tjerëve”, theksoi ai.

Macron pohoi se fraksionet e Mélenchon dhe Le Pen “po mendojnë me cinizëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe jo për popullin e Francës”, duke lënë të kuptohet se ata kërkojnë ta “shfronëzojnë” atë nga Pallati Elysee.

Por ndërsa nga ana e presidencës rrjedha e ngjarjeve donte që presidenti të shpallte pasardhësin e Barnier, njoftim që do të bëhet “në ditët në vijim”. Ai tha se do të formonte një qeveri në interes të përgjithshëm, “duke përfaqësuar të gjitha forcat politike të një harku qeveritar që mund të marrin pjesë në të”.

Ai iu kthye rënies së qeverisë duke thënë se “e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar” në një front antidemokratik, pavarësisht se kryeministri kishte bërë lëshime për të gjitha grupet parlamentare.

Por ai u kthye edhe kundër socialistëve, duke thënë se “forcat që sundonin ende dje Francën zgjodhën t’i ndihmonin” ata që rrëzuan qeverinë.

Edhe një herë, Macron hodhi poshtë mundësinë e dorëheqjes nga detyra, duke theksuar se ai “do ta mbajë mandatin deri në fund”.

Në lidhje me buxhetin e vitit 2025, i cili është në pritje pas rënies së qeverisë, Macron tha se ai i 2024-ës do të zgjatet dhe se një i ri do të vijë në Asamblenë Kombëtare në fillim të vitit të ri.

Kontaktet e Macron me politikanët

Më herët gjatë ditës së sotme, Macron pati një sërë kontaktesh me politikanët në Asamblenë Kombëtare dhe Senatin për të formuar një qeveri të re.

Është një vend i zakonshëm që të kërkohet që proçesi të përfundojë sa më shpejt që të mos ketë paqartësi, por edhe të miratohet buxheti i vitit 2025.

Me interes politik ishte dreka që Macron kishte me Francois Bairroux, politikanin veteran centrist dhe kreun e MoDem. Ai është një nga kandidatët më të mundshëm për t’u bërë kryeministër, të paktën kështu theksojnë mediat franceze.

Ish kryeministri socialist Bernard Cazeneuve po mbledh gjithashtu mundësi.

Ndërkohë, kundërshtarët politikë të Macron, si e majta e pabindur e Jean-Luc Mélenchon dje, kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Le Pen foli për heqjen e “buxhetit toksik”, por nuk foli për dorëheqjen. Në një artikull, Monde raporton se Le Pen rrezikoi të mos kënaqte bazën e partisë duke rrëzuar qeverinë, duke komentuar se “brenda pak minutash ajo shkatërroi strategjinë e normalizimit që ndoqi sistematikisht”.

Vetë Macron e ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur mundësinë e dorëheqjes, pasi mandati i tij përfundon në 2027.

Por atij do t’i duhet t’i kalojë 2.5 vitet e ardhshme me një Asamble Kombëtare që nuk e kontrollon politikisht ndërsa nuk do të mund të përdorë “armën” e zgjedhjeve të parakohshme përpara korrikut të ardhshëm”.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Do të Kalojë Obama, Hillary, Biden & Miqtë e 'Deep State' nga Tribunali Ushtarak?

Next Story

Britani: Pronarët 'Transferojnë' Pronat e Tyre për të Shmangur Taksat!

Latest from Info