Epiqendra ishte rreth 55 kilometra në jugperëndim të qytetit Eureka.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ka ndodhur më herët pranë Kalifornisë, ndërsa evakuimi i zonave bregdetare tashmë është duke u zhvilluar, pasi autoritetet paralajmëruan për një cunami.
Epiqendra, sipas Institutit Euro-Mesdhetar, ishte rreth 55 kilometra në jugperëndim të qytetit Eureka, Kaliforni, në Oqeanin Paqësor.
Pak kohë më vonë, autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami. Paralajmërimi mbulon pjesën më të madhe të bregdetit të Paqësorit në veri të San Franciskos.
Televizioni ABC raportoi se pas një paralajmërimi për cunami, kopshti zoologjik i San Franciskos është evakuuar dhe kafshët dhe stafi po zhvendosen në tokë më të lartë si masë paraprake.
Gjithashtu banorëve në Gjirin e San Franciskos, si dhe sërfistët u tha të qëndronin larg brigjeve si masë paraprake.