Scholz: “Jam Optimist se me Donald Trump Mund të Zhvillojmë Një Strategji të Përbashkët për Ukrainën”!

/

Ai thekson se e konsideron të rëndësishme që “asgjë nuk mund të vendoset pa mendimin e popullit ukrainas”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz u shfaq optimist se do të jetë në gjendje të bien dakord me presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, për një strategji të përbashkët për Ukrainën, pasi e kishte kontaktuar tashmë me telefon.

“Unë jam optimist se ne mund të zhvillojmë një strategji të përbashkët për Ukrainën”, tha kancelari Scholz në një intervistë që i dha grupit botues Funke.

Ai thekson se e konsideron të një rëndësie të madhe që “asgjë nuk mund të vendoset pa mendimin e popullit ukrainas”. “Është diçka që ia kam bërë të qartë Presidentit Zelenski gjatë vizitës sime në Kiev në fillim të javës”, shton ai.

Kancelari Scholz thekson se ka folur “në detaje” me presidentin e zgjedhur amerikan dhe se stafi i tij është në kontakt me këshilltarët e presidentit Trump.

Intervista vjen përpara mbërritjes së disa liderëve europianë në kryeqytetin francez për rihapjen e katedrales Notre-Dame, e cila do të jetë rasti për konsultime intensive dhe për një “tete-a-tete” të mundshëm midis Donald Trump dhe Volodimir Zelenskit.

Të dy burrat u takuan në shtator në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Lufta në Ukrainë pritet të jetë një çështje kryesore në fushatën zgjedhore të Gjermanisë, pas rënies së koalicionit qeverisës trepartiak muajin e kaluar, që çoi në një garë zgjedhore të parakohshme, në shkurt 2025.

Friedrich Merz, lideri konservator i opozitës, i cili është favorit për të pasuar Scholz si kancelar, ka dalë në favor të dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë. Olaf Scholz nuk e mbështeti këtë veprim, duke besuar se mund të përshkallëzonte luftën.

Të hënën, Scholz njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën gjatë një vizite të rrallë në Kiev, e cila tha ai, i dërgoi një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, se Gjermania do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Departamenti i Shtetit u Bën Thirrje Qytetarëve Amerikanë të Largohen nga Siria!

Next Story

Islamistët Hyjnë në Damask, Pason Ushtria Turke! - Mesazhi i Erdogan për Popullin Sirian & Kufijtë e Perandorisë Osmane!

Latest from Info