Shën Nikolla është shenjtori i njerëzve që u është bërë padrejtësi.
Mbajeni mend këtë! Sa herë që të ndjeni padrejtësi, do të strehoheni në besim, në Perëndi, por edhe te Shën Kolli dhe do ta bëni atë garantues dhe ndihmësin tuaj.
A keni menduar që kur lexoni një psalm, një tropar, një pasazh ungjilli, një përshëndetje, nëse i falni ata që ju urrejnë dhe keni mëshirë për ata që ju duan? Atëherë me të vërtetë mund të ngriheni dhe t’i thoni Perëndisë dhe shenjtit, ai person më bëri keq, të lutem bëj drejtësi, Perëndi dhe Shenjtor.
E rëndësishme është që të keni besim brenda vetes, besim absolut teksa luteni.
Shën Nikolla është ndër njerëzit e mëdhenj të shenjtëruar të njerëzimit, ky shenjtor i madh, së bashku me Shën Spiridhonin, janë mrekullibërës të shquar në historinë e jetës dhe nga kohët më të fundit është shtuar edhe një i tretë mrekullibërës superior, është Shën Nektari. Njerëz si ne, të mbyshur me Frymë, të shenjtëruar në hir Perëndie, të krishterë të mbushur me besim dhe përulësi.
Janë shenjtorë të mrekullueshëm të Kishës sonë të Krishterë.
A e kuptoni? Sa mirë, ata janë gjithmonë të përulur në Kishë.
Sa më i madh të jetë poshtërimi, aq më shumë shërbime të vogla dhe të përulura bëjnë njerëzit e Perëndisë për të tjerët.
Botën po e organizon një rend i ri. Durimi juaj po mbaron, po ju vënë në provë, bota po bëhet vetëm materiale. Ju mendoni se besimi juaj në providencën e Perëndisë po merr fund, me imponimin e botës.
Mos u epni, vraponi drejt Perëndisë dhe njerëzve të saj të shenjtë!
(Fjalë nga Hirësia e Tij Mitropoliti Morfos z.Neofit)