Një i vdekur dhe tre të plagosur deri më tani, nga shembja e një pallati në Hagë.
Pallati u shemb pas një shpërthimi të fortë, shkaqet e të cilit janë ende duke u hulumtuar në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, pas një shpërthimi në një pallat në Hagë, duke shkaktuar shembjen e ndërtesës, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Jan van Zaanen.
Në konferencën për shtyp që dha, kryebashkiaku tha se ende nuk dihen shkaqet reale të shpërthimit.
Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e një makine, që u pa duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pak pas shpërthimit në orët e para të mëngjesit.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë nën rrënojat e godinës.
Nuk është e sigurt sa njerëz të tjerë janë nën rrënoja.
Të paktën pesë apartamente të pallatit u shkatërruan plotësisht.