Australia nxjerr sistemin e identifikimit dixhital, me plane për gjurmimin e karbonit dhe rezultatet e krediteve sociale.
Qeveria australiane po bën hapa të rëndësishëm drejt mbikëqyrjes dhe kontrollit total dixhital mes ID-së Dixhitale, e cila kombinon 128 dokumente personale dhe “tregues”, në një sistem të centralizuar qeveritar.
Ky sistem është krijuar për të thjeshtuar identifikimin nëpër sektorë të ndryshëm, si banka dhe kreditimi, dhe potencialisht shtrihet në gjurmimin e përdorimit të karbonit dhe rezultatet e krediteve sociale në të ardhmen.
Në fillim të kësaj jave, qeveria australiane zbatoi gjithashtu rregullore të rrepta në lidhje me aksesin në mediat sociale. Fëmijëve nën 16 vjeç tani do t’u ndalohet aksesi në mediat sociale, vendim të cilin shumë e shohin si një pararendës të ndalimeve të tjera për përdoruesit e të gjitha moshave.
Kritikët paralajmërojnë se kjo mund të shërbejë si një mjet për të kontrolluar më tej diskursin në internet, duke i mundësuar qeverisë të kufizojë aksesin në platformat e mediave sociale, sipas gjykimit të tyre.
Rezultatet e kreditit social
Sistemi i zgjeruar i ID-ve Dixhitale të Qeverisë Australiane (AGDIS) do të shfaqet në katër faza në vitin e ardhshëm, të cilat mund të mbivendosen ose të paraprihen nga faza pilote.
Projektligji i ID-së Dixhitale kaloi Senatin Australian në prill të këtij viti dhe kritikët paralajmërojnë se shtytja në rritje për gjurmimin e karbonit dhe rezultatet e krediteve sociale në Australi, paraqesin kërcënime të rëndësishme për liritë civile dhe privatësinë.
Rezultatet e krediteve sociale, të cilat gjurmojnë sjelljen e individëve në aspekte të ndryshme të jetës, duke përfshirë transaksionet financiare, ndërveprimet sociale dhe praninë në internet, paraqesin një kërcënim të dukshëm për lirinë e fjalës dhe privatësinë.
Sistemi funksionon duke vlerësuar qytetarët bazuar në aktivitetet e tyre, si në internet, ashtu edhe jashtë linjës online, duke ndëshkuar potencialisht ata, veprimet ose opinionet e të cilëve nuk përputhen me standardet e miratuara nga shteti.
Në Kinë, një sistem krediti social tashmë zbatohet dhe potenciali i tij për abuzim është diskutuar gjerësisht. Qytetarët atje përballen me pasoja që variojnë nga ndalimi i udhëtimit, deri tek izolimi social, nëse rezultatet e tyre bien në pikavarazhe të ulëta.
Rreziku është se masa të ngjashme mund të përdoren në Australi, ku qeveria mund të kufizojë aksesin në shërbime, udhëtime apo edhe në punësim, bazuar në monitorimin e rezultateve sociale të krediteve të një individi, që cenon privatësinë e individit, pasi çdo veprim dhe ndërveprim bëhet një pikë e të dhënave që përdoret, për të vlerësoni nëse individi është “i denjë” në sytë e shtetit.
Ndjekja e karbonit
Gjurmimi i përdorimit të karbonit prezanton një shtresë tjetër të kontrollit të mundshëm të qeverisë. Ndërsa qëllimi i reduktimit të gjurmëve të karbonit për të luftuar ndryshimet klimatike mund të duket nismë pro humane, lidhja e përdorimit të karbonit me lirinë personale mund të bëhet problematike. Nëse një qeveri mund të gjurmojë dhe kufizojë emetimet e karbonit të një individi, ajo mund të fillojë të rregullojë sjelljen personale në mënyra që ndikojnë në jetën e përditshme. Për shembull, mund të vendosë gjoba ose kufizime në sasinë e energjisë që përdorni në shtëpinë tuaj, llojin e transportit që përdorni, apo edhe përzgjedhjet tuaja dietike, të gjitha të bazuara në sasinë e karbonit që mendoni se lëshoni në mjedisin ku jetoni.
Kjo mund të çojë në një “rezultat krediti social” të lidhur jo vetëm me sjelljen, por edhe me ndikimin mjedisor, ku individët që tejkalojnë një prag të caktuar karboni, mund të përballen me kufizime ose ndëshkime.
Zbatimi i masave të tilla në mënyrë efektive do t’i detyronte individët të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës, për të përmbushur kuotat mjedisore të vendosura nga qeveria, duke minuar autonominë personale.
Nëse këto masa nuk sfidohen, ato do të pakësojnë rrënjësisht liritë personale, do të mbysin mospajtimin, apo modakortësinë me shtetin dhe përfundimisht do të çojnë në një shoqëri ku autonomia individuale i nënshtrohet kontrollit autoritar të qeverisë.
Ndërsa këto sisteme shfaqen në Australi, na kujtojnë të tjera epoka, ndërkohë që ekuilibri midis përfitimeve shoqërore dhe lirive personale duhet të ruhet me kujdes, në të kundërt rrezikojmë të jetojmë në një të ardhme ku çdo veprim i yni gjurmohet, vlerësohet dhe rregullohet nga shteti.