Çernobil: Qentë Zhvillohen Ndryshe Fizikisht, Gati 4 Dekada, Pas Katastrofës Bërthamore!

/

Çfarë zbulon një studim i fundit për zhvillimin fizik të kafshëve shtëpiake me katër këmbë.

Një studim, i publikuar së fundmi në revistën Canine Medicine and Genetics, raportoi se pasardhësit e qenve që ishin në Çernobil gjatë fatkeqësisë bërthamore, tregojnë zhvillim të ndryshëm dhe rezistencë të paparë ndaj kushteve ekstreme.

Në veçanti, siç zbuloi ekipi shkencor që përgatiti këtë hulumtim, testet gjenetike të kryera mbi qentë e zonës, treguan se ata kanë duruar kushte ekstreme të motit dhe burime të kufizuara ushqimi.

Natyrisht, ata theksuan se po vazhdojnë kërkimet për të kuptuar plotësisht sesi arrijnë të mbijetojnë në mjedisin radioaktiv dhe të përshtaten me të.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti Shtetëror NC në Karolinën e Veriut, SHBA, shënon herën e parë që shkencëtarët kanë parë përbërjen gjenetike të qenve endacakë që jetojnë pranë ish uzinës në Çernobil.

Kujtojmë se më 26 prill 1986 ndodhën dy shpërthime në reaktorin 4 të centralit bërthamor në Çernobil, duke çuar në një çlirim të madh të radioaktivitetit dhe në krijimin e reve radioaktive.

Pas 38 vitesh, qentë e mbetur, pasardhës të atij aksidenti tragjik janë një ekzemplar interesant për studimin shkencor dhe drejtimet e studimit gjenetik që hapen pët të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Ka Ardhur Koha e Rusëve në Siri: Islamistët po Shkojnë Drejt A/N Khmeimim & N/W Tartus (Bazat Ushtarake Ruse)

Next Story

Qëllimi i SHBA-ve, Dominimi Absolut Ushtarak i të Gjithë Planetit!

Latest from Info