Sergej Lavrov: Pas Sulmeve Terroriste në Siri Qëndrojnë SHBA, Britania e Madhe & Izraeli!

/

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka pohuar se Moska ka informacione se SHBA dhe Britania e Madhe janë të përfshira në mbështetjen e militantëve të lidhur me Al-Kaeda, aktualisht në ofensivë në Siri.

Grupi terrorist Hayat Tahrir-al-Sham (HTS) i njohur më parë si Jabhat al-Nusra nisi një sulm të befasishëm nga Idlibi javën e kaluar dhe prej asaj dite ka arritur të pushtojë Aleppon dhe Haman.

Lavrov tha se Moska po punon me Ankaranë dhe Teheranin për të stabilizuar situatën.

https://twitter.com/MenchOsint/status/1864822652818350192

RT raporton: Gazetari amerikan Tucker Carlson e pyeti Lavrovin se kush po i mbështeste terroristët në Siri gjatë intervistës që u transmetua të enjten.

“Kemi disa informacione” tha Lavrov. “Informacionet që qarkullojnë dhe janë publike, përmendin ndër të tjera amerikanët dhe britanikët. Disa thonë gjithashtu se Izraeli është i interesuar të përkeqësojë këtë situatë në mënyrë që Gaza të mos jetë nën vëzhgim shumë të ngushtë”.

“Është një lojë e komplikuar. Shumë faktorë janë të përfshirë”, shtoi diplomati rus.

Lavrov i shpjegoi Carlson-it se Rusia, Irani dhe Turqia ndërmjetësuan një armëpushim në Siri në vitin 2017 dhe përsëri në vitin 2020, duke e quajtur këtë format të Astanës “një kombinim i dobishëm lojtarësh”.

“Rregullat e lojës janë të ndihmojnë sirianët të pajtohen me njëri-tjetrin dhe të parandalojnë intensifikimin e kërcënimeve separatiste”, tha diplomati. “Kjo është ajo që amerikanët po bëjnë në Sirinë lindore me disa separatistë kurdë, duke përdorur përfitimet nga nafta dhe drithërat e shitura, si dhe burimet që zotërojnë. Ne dëshirojmë të diskutojmë me të gjithë partnerët tanë në këtë proçes sesi të shkurtojmë kanalet e financimit dhe pajisjes së terroristëve”, shtoi ai.

Lavrov ka folur tashmë me homologët e tij turq dhe iranianë dhe planifikon të takohet sërish me ta të premten, në një konferencë në Katar. Rusia do të shtyjë për “zbatim të rreptë” të marrëveshjes për Idlib, sepse ajo provincë siriane është vendi ku terroristët u shfaqën.

“Marrëveshjet e arritura në vitin 2019 dhe vitin 2020 parashikuan që miqtë tanë turq të kontrollonin situatën në zonën e deeskalimit të Idlib dhe të ndanin HTS nga opozita, e cila nuk është terroriste dhe bashkëpunon me Turqinë”, tha Lavrov.

Udhëheqësit ushtarakë dhe të sigurisë të të tre vendeve janë gjithashtu në kontakt me njëri-tjetrin, shtoi kryediplomati rus.

***

Më poshtë shikoni komandantin e ISIS-it, i cili kur u kap në Libi dhe zbuloi se ishte një oficer Izraelit, i quajtur Benjamin Ibrahim, në shërbim të Mossad-it (foto+link).

https://twitter.com/warintel4u/status/1771325032251228329

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Georgescu: "Rendi i Ri Botëror po Përpiqet të më Vrasë, Teksa po Ekspozoj Axhendën Satanike"!

Next Story

Sirianë në Athinë Festojnë Fitoren e Xhihadistëve në Siri

Latest from Info