Pentagoni: Putin i Jep Kinës Një Pjesë të Arktikut në Këmbim të Ndihmës për Ukrainën!

/

Rusët dhe kinezët po zgjerohen në mënyrë të rrezikshme në këtë rajon të pasur të planetit tonë, thotë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit amerikan ka zbuluar se Kina po rrit mbështetjen e saj për ushtrinë ruse në Ukrainë në këmbim të lëshimeve në Arktik. Në këtë rajon të ngrirë të planetit tonë Moska dhe Pekini po bashkojnë forcat për të dominuar Perëndimin.

Pas Ukrainës dhe Sirisë, a është Arktiku tjetër zonë lufte?

Më konkretisht, gjatë një diskutimi në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare më 5 nëntor të këtij viti, zëvendësndihmësja e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së (përgjegjëse për çështjet që lidhen me Arktikun), theksoi bashkëpunimin në zhvillim mes Rusisë dhe Kinës në këtë rajon strategjik.

Ajo i përshkroi veprimet e fundit (mes Rusisë dhe Kinës) si një shenjë se vëmendja gjeopolitike do të zhvendoset në Arktik, një zonë në të cilën Rusia ka dominuar për shumë vite.

Kujtojmë se në dy vitet e fundit rusët dhe kinezët kanë kryer operacione të përbashkëta ushtarake në zonë, duke përfshirë patrulla të përbashkëta me luftanije, avionë bombardues dhe anije të rojes bregdetare.

Në korrik të këtij viti, të dy vendet kryen një operacion masiv ajror në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Alaskë. Në këtë operacion morën pjesë gjithsej 4 bombardues rusë dhe kinezë. Për herë të parë në histori, avionët kinezë dhe rusë u ngritën së bashku nga një bazë ajrore në Rusinë verilindore, duke shënuar një fazë të re në marrëdhëniet Moskë-Pekin.

Zyrtari amerikan theksoi se presidenti rus Vladimir Putin po ndryshon gradualisht strategjinë ushtarake të ushtrisë ruse në Arktik, duke lejuar praninë gjithnjë në rritje të elementëve ushtarakë kinezë në rajon.

Deri më tani, Moska nuk ka lejuar ushtrinë kineze të zgjerohet ndjeshëm në Arktik, pavarësisht se Pekini ka qenë gjithmonë i interesuar të zgjerojë ndikimin e tij atje.

Zyrtarja amerikane shpjegoi se ndryshimi në qëndrimin e Rusisë mund të jetë për shkak të ndihmës së konsiderueshme të ofruar nga Kina për vendin gjatë konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë. Në thelb, ajo la të kuptohej se rusët po i japin Kinës akses në Arktik, në këmbim të mbështetjes së vazhdueshme të Pekinit në çështjen e Ukrainës.

E gjithë kjo tregon se një konflikt i ardhshëm superfuqish në Arktik është i pashmangshëm. Rajoni ka një rëndësi strategjike globale, si për burimet e fshehura të energjisë, ashtu edhe për rrugët e tij të transportit detar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Aksioni i Përgjakshëm i MIT-it Turk në Greqi

Next Story

Mijëra Sirianë Kthehen në Damask pas Rënies së Bashar al-Assad (video)!

Latest from Info