Si u Ndërtuan Piramidat: Mjeti që Ndihmoi Egjiptianët e Lashtë

/

Çfarë treguan gjetjet e shkencëtarëve?

Një studim i ri zbulon se egjiptianët e lashtë mund të kenë përdorur një sistem ngritës hidraulik me ndihmën e ujit, për të realizuar ndërtimin e këtyre varreve monumentale.

Hulumtimi fokusohet në Piramidën e Djoser, një nga piramidat më të vjetra, që daton rreth 4,500 vite më parë. Piramida dallohet nga gjashtë shtresat e saj prej guri dhe një kompleks i gjerë nëntokësor me rreth 400 dhoma.

Studimi sugjeron se egjiptianët mund të kenë përdorur burime ujore aty pranë për të ndihmuar në ngritjen e gurëve masivë, të nevojshëm për të ndërtuar nivelet e sipërme të piramidës.

Për vite me radhë, teoria mbizotëruese ishte se piramidat ishin ndërtuar duke përdorur rampa dhe leva për të lëvizur blloqet masive të gurit në vend.

Megjithatë, ky studim i ri sfidon këtë nocion, duke sugjeruar se egjiptianët, të njohur për njohuritë e tyre të hidraulikës në ujitje dhe transport, mund të kenë shfrytëzuar fuqinë e ujit për të thjeshtuar proçesin e ndërtimit.

“Egjiptianët e lashtë janë të njohur si pionierë në zotërimin e tyre të hidraulikës përmes kanaleve, për qëllime vaditjeje”, shpjeguan autorët e studimit.

Sipas studimit, egjiptianët mund të kenë përdorur një sistem ngritës hidraulik për të transportuar vëllime guri në nivelet më të larta të piramidës.

Ky zbulim ofron një perspektivë të re sesi egjiptianët e lashtë, me njohuritë e tyre të avancuara të mekanikës dhe hidraulikës, mund të kishin arritur një ndërtim të tillë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Alexander Dugin: "Siria do të Jetë Fillimi i Fundit për Turqinë, Erdogan Tradhtoi Rusinë"!

Next Story

"Prova Zbarkimi" nga Kina: 90 Anije Luftarake Jashtë Tajvanit

Latest from Info