Sipas dëshmisë së një pasagjeri, ata kanë qëndruar në tren për një çerek ore me dyer të mbyllura. Pastaj dyert u hapën dhe një punëtor i çoi në këmbë nëpër tunele për në Stacionin Fleming.
Nuk kanë fund problemet e shfaqura në Metronë e Selanikut, e cila nuk ka mbyllur ende një muaj funksionimi, pasi pasditen e së shtunës (14/12) një tren ndaloi në stacionin Fleming dhe pasagjerët nisën të ecin brenda tunelit!
Në një video të postuar në rrjetet sociale, një grua në tren mund të shihet duke ecur përkrah pasagjerëve të tjerë përgjatë shinave të metrosë për të arritur në Stacionin Fleming.
Ακινητοποιήθηκε συρμός του Μετρό
— john ???? ntin (@JohnToyp) December 14, 2024
Σταμάτησαν τα δρομολόγια
Ήταν λίγο μετα τις 18.00 το απόγευμα του Σαββάτου όταν ένας συρμός του Μετρό Θεσσαλονίκης, που είχε περάσει τον σταθμό Ανάληψη με κατεύθυνση τον ΝΣΣ ακινητοποιήθηκε πριν τον σταθμό Φλέμινγκ
Όλοι πάνε με τα πόδια… pic.twitter.com/8UYMC5Aw7y
Që andej u ngjitën nga portat e stacionit dhe prej andej në sipërfaqe.
Sipas një përditësimi nga Metroja e Selanikut, “për shkak të një problemi teknik, linjat nga stacioni i ‘Nea Helvetia’ në stacionin e Universitetit kryhen vetëm përmes pistës 1”.
Pra nuk mjafton që Metro është dorëzuar si punë infrastrukturore pas 15 vitesh për banorët e Selanikut, por në fakt është dorëzuar edhe pa qenë tërësisht gati për të funksionuar.
Shumë punë të tilla bëhen sepse projekti sipas qeverisë greke duhej të realizohej menjëherë, për imazhin e saj politik dhe për arsye të komunikimit politik.