Atje shfaqet Krishti si një shalqi që “plas” në dysheme dhe tre Magët si tre të mençur!
Përkrahësit e axhendës “Woke” fyejnë Krishtërimin me filmin e fundit të animuar të Netflix për fëmijë, “THAT CHRISTMAS”, ku shtrembërojnë historinë e Zotit Jezu Krisht duke e portretizuar Virgjëreshën Mari si të gatshme për të bërë një abort, duke kënduar e njohur të Madonnës “Papa don’t preach” (Baba mos predikon)!
Në film madje, e tregojnë Jezusin si një shalqin që bie në dysheme dhe ndahet në një mijë copa!
“Çfarë ndodh kur një grup fëmijësh të çmendur, të korrektësisë politike, mblidhen së bashku dhe bëjnë një shfaqje shkollore rreth historisë së Lindjes së Krishtit?”
Një fëmijë pyet prindërit: “Jezusi, a do të donte ai, që ne të bënim të njëjtën histori të mërzitshme të Krishtlindjeve çdo vit?”. Ky fëmijë është një personazh i quajtur Bernadette.
“Përkundrazi Jezusi do të donte një festë argëtuese rreptësisht vegjetariane, multikulturore me shumë këngë pop dhe gjëra rreth ndryshimeve klimatike”, tha fëmija në film.
Në vend të tre burrave të mençur, tre gra të mençura vizitojnë foshnjën Jezus, ndërsa barinjtë kullosin perime në vend të deleve.
“Filmi, shënon sulmin e parë të regjisorit hollywood-an Richard Curtis, në filmat e festave që nga LOVE ACTUALLY”, raportoi CBN.
CBN raporton: “Pika më e egër e produksionit, megjithatë, vjen kur e reja që luan Marinë, nënën e Jezusit, këndon “Papa Don’t Preach”, një këngë e Madonës e vitit 1986, për vendimin e saj nëse ajo do të abortojë.
Vajza këndon ndërsa mban lart një shalqi me një fytyrë të gdhendur në të, që synon të përfaqësojë foshnjën Jezus.
Në një moment, një tjetër studente e rrëzon aksidentalisht shalqinin nga duart e vajzës dhe ai bie në tokë, duke spërkatur audiencën, spektatorët”.
Çfarë duhet vërejtur këtu? Fakti që demonët, blasfemistët e krahasuan Jezu Krishtin me një shalqin? Por edhe që duan të na tregojnë Virgjëreshën Mari, si një grua që dëshiron të bëjë një “abort”?
A është film për fëmijë ky?
Shalqiri bie dhe “çahet” në dysheme dhe këtë e bëjnë për të na treguar se Jezusi është një “flluskë”?
Apo edhe se magjistarët janë tre gra të mençura dhe jo tre burra, për hir të barazisë gjinore?
Duan të na tregojnë se në kohën e Jezusit bota ishte e shqetësuar me vegjetarianizmin dhe ndryshimet klimatike?
Këto mesazhe blasfemi, duan t’ua përcjellin fëmijëve, që në këtë moshë, kur truri i tyre “programohet”!
***
Kjo është edhe arsyeja që në SHBA qindra miliona njerëz nxituan të votojnë masivisht për Donald Trump, me shpresën se presidenti i zgjedhur gjatë administratës së tij do të arrijë t’i japë fund paranojës që ka imponuar në tërësi, në planet, Axhenda “Woke”.