Edhe një herë, Elon Musk provon të jetë në epiqendër të vëmendjes duke mbështetur partinë e djathtë AfD, në Gjermani, pak para zgjedhjeve gjermane, një mbështetje që ngre pyetje të arsyeshme.
Elon Musk njeriu më i pasur dhe më me ndikim në planet nuk resht së sfiduari me qëndrimin, zgjedhjet dhe mënyrën sesi dëshiron të konfirmojë ndikimin dhe dinamikën globale që ka në duar.
Pas mënyrës në të cilën ai mbështeti fituesin dhe presidentin e ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump, pak para zgjedhjeve amerikane, Elon Musk vendosi të krijojë Gjermaninë si ekonominë më të fortë të Europës. Me një postim sot, Musk pretendon se zgjedhja më e mirë për gjermanët është partia e djathtë “Alternativa për Gjermaninë”…
Postimi jo vetëm që shkaktoi lëvizje, por nga njëra anë solli një mesazh falenderimi personal nga kryetarja e partisë gjermane Alice Widel për të.
Dear @elonmusk,
— Alice Weidel (@Alice_Weidel) December 20, 2024
Thank you so much for your note. The Alternative for Germany is indeed the one and only alternative for our country; our very last option. I wish you and President Donald #Trump all the best for the upcoming tenure! And also, I wish you and all the American people… pic.twitter.com/iVBfPDoRfp
Edhe kancelari Scholz foli për këtë çështje, duke sqaruar se të gjithë kanë të drejtën e një mendimi, veçanërisht në demokraci… duke lënë të kuptohet se ndikimi i Elon Musk është e drejta e tij, por ka kufij.
Kjo nuk është hera e parë që manjati i teknologjisë, pronari i X dhe njeriu aspirant i hapësirës ka zgjedhur të përfshihet në çështjet politike të Europës…
Rreth një muaj më parë, Musk kishte kritikuar hapur drejtësinë italiane e cila me një rezolutë bllokoi ekstradimin e emigrantëve të paligjshëm Italia, drejt Shqipërisë pas një marrëveshjeje dypalëshe. Madje, gjyqtarët italianë e kishin kritikuar hapur Musk për mënyrën sesi ai zgjodhi të pozicionohej në një çështje kombëtare të Italisë. Megjithatë, Georgia Meloni e përdori pozicionin e Musk në avantazhin e saj, duke dashur të jetë në rrethin e vogël të liderëve të huaj që do të kenë akses të drejtpërdrejtë në zyrën ovale pas 20 janarit.
Pyetja është ndoshta e lehtë për t’u formuluar, por në këto çështje dhe me këto përmasa, përgjigjet nuk janë të lehta. Pse Musk, për shembull, zgjedh të mbështesë të djathtën (që centristët e quajnë ekstreme) në Europë në çdo rast të mundshëm, është një prej pyetjeve, por ndoshta më e madhja është nëse presidenti i zgjedhur i SHBA-ve është i vetëdijshëm për atë që po bën manjati i teknologjisë.