Çfarë tha presidenti rus gjatë konferencës për shtyp?!
Presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së tij të gjatë për shtyp, të fundvitit, akuzoi forcat, përfshirë “hebrenjtë etnikë”, për persekutimin e Kishës Ortodokse të Ukrainës.
Kisha Ortodokse e Ukrainës, e njohur gjithashtu si Kisha Ortodokse Ukrainase e Patriarkanës së Moskës (UOC-MP) u shpall e paligjshme më 20 gusht 2024 nga Parlamenti i Ukrainës (Verkhovna Rada), duke i dhënë 9 muaj kohë për të ndaluar çdo lidhje me Patriarkanën e Moskës.
Gjatë konferencës për shtyp, Putin u pyet për masat hakmarrëse që disa vende europiane kanë marrë kundër Kishës Ortodokse të Ukrainës, pas ndërhyrjes së vitit 2022 në Ukrainë për shkak të marrëdhënieve të ngushta të kishës me Rusinë.
Këshilli i Europës kohët e fundit e karakterizoi Kishën si një mjet propagandistik të Kremlinit dhe disa vende europiane kanë dëbuar zyrtarët e kishës për shkak të “shqetësimeve” për “sigurinë” në përgjithësi.
“Këta njerëz që sulmojnë Kishën nuk janë vetëm ateistë”, tha Putin.
“Ata janë njerëz absolutisht pa besim, njerëz pa Zot. Epo, etnikisht, shumë prej tyre janë hebrenj, por nuk i keni parë të vizitojnë ndonjë sinagogë.”
Pasi shtoi se kundërshtarët e kishës nuk ishin as të krishterë ortodoksë dhe as myslimanë, ai shtoi:
“Këta janë njerëz pa të afërm apo memorie kolektive, pa rrënjë. Ata nuk e duan atë që duam ne dhe atë që duan edhe shumica e popullit ukrainas”.
Kritikët e Putinit e dënuan deklaratën si antisemitike, duke tërhequr paralele me antisemitizmin shtetëror sovjetik nën Joseph Stalin, kur Kremlini persekutoi hebrenjtë dhe i akuzoi ata si “kozmopolitë pa rrënjë”.
Rabini Pinchas Goldschmidt, president i Konferencës së Rabinëve Europianë, paralajmëroi se karakterizimi i hebrenjve nga Putini në këtë mënyrë mund të ketë pasoja të rrezikshme.
“Ky është vetëm një shembull i antisemitizmit të qartë dhe virulent të regjimit të tij, i cili është intensifikuar që nga pushtimi i tij në Ukrainë në 2022 dhe ngjarjet e 7 tetorit 2023”, tha Goldschmidt.
E gjithë kjo të kujton “luftën kundër kozmopolitizmit” të Stalinit dhe “komplotin e mjekëve” të viteve 1948–53, fushatën brutale antisemite në Bashkimin Sovjetik, e cila rezultoi në arrestimin dhe vrasjen e pjesës më të madhe të udhëheqjes hebreje sovjetike, në Bashkimin Sovjetik.
“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm efektin e rrezikshëm të deklaratave të tilla në një shoqëri gjysmë-totalitare”, tha Goldschmidt.
“Si një përfaqësues i komuniteteve hebreje në të gjithë Europën dhe dikush që u detyrua të largohej nga shtëpia dhe komuniteti im në Moskë, i bëj thirrje Europës dhe botës së lirë që të dënojnë pa mëdyshje propagandën e rrezikshme të Presidentit Putin përpara se të përhapet më tej”, tha Goldschmidt, që në vitin 2022 u largua nga Rusia dhe dha dorëheqjen si kryerabin i Moskës, për shkak të refuzimit të tij për të mbështetur ndërhyrjen ruse në Ukrainë.
Popullsia hebreje e Rusisë ra ndjeshëm që nga pushtimi i Ukrainës dhe gjatë dekadës që pasoi. Në regjistrimin rus të vitit 2021, rreth 83,000 njerëz u identifikuan si hebrenj. Regjistrimi i mëparshëm, në vitin 2010, tregoi rreth 160,000 hebrenj që jetonin në Rusi dhe rreth 150,000 hebrenj jetonin ende atje në vitin 2021, një vit para pushtimit.