Mediat gjermane dhe ndërkombëtare ende e portretizojnë atë si një person “ekstrem të djathtë” që nuk donte “më shumë emigrantë të paligjshëm” në Gjermani.
Mjeku 50-vjeçar saudit Taleb al-Abdulmohsen preu fillin e jetës së André Gleißner-it kur e shtypi atë me makinën që po ngiste me shpejtësi marramendëse në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, duke vrarë më pas edhe 5 persona, përfshi një 9-vjeçar.
Ky është terrorizimi i Europës që mund të shkaktojë një islamist.
Në të njëjtën kohë po përpiqen disa të përmendin se autori ishte një ekstrem i djathtë, që donte kufij të mbyllur dhe që nuk ishte një islamist. Gjithçka rezulton përpjekje për të kamufluar të vërtetën. E shkruam edhe ditën e djeshme që autori i masakrën ishte një islamist, pavarësisht kamuflazhit të tij në jetën virtuale, në rrjete dhe përpjekjeve për të mashtruar për identitetin e tij të vërtetë.
Me videon që vjen në publik në momentin kur dorëzohet, ai thërret “Allahu Akbar”!
The “Islamophobic” and “ex-Muslim” Magdeburg terrorist shouts “Allahu Akbar” during his arrest. pic.twitter.com/oyPe0T6chi
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 22, 2024
Sipas Salmassi, Al-Abdulmohsen nuk është një ish ateist mysliman, as një mbështetës i AfD-së, as i Elon Musk, siç e kanë propaganduar disa artificialisht dhe masivisht.
Ai argumenton se këto rrëfime, të cilat vetë Al-Abdulmohsen i propagandoi, janë në përputhje me takijen, një doktrinë islame që lejon mashtrimin për të çuar përpara qëllimet islame.
Kjo është arsyeja pse sot autoritetet filluan të zbulojnë se ndoshta sulmuesi 50-vjeçar ishte një “kripto-islamist”.