“Kufiri në Eufrat”, deklaroi Hakan Fidan, “edhe nëse nevojitet ndërhyrje ushtarake”.
Turqia do të bëjë “çfarëdo që të duhet” për të garantuar sigurinë e saj, nëse autoritetet e reja siriane dështojnë të trajtojnë shqetësimet e Ankarasë rreth grupeve të armatosura kurde të mbështetura nga SHBA-të, që i konsideron terroriste, tha të shtunën ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan në një njoftim paraprak të fillimit të operacioneve ushtarake.
Në fakt, Turqia papritmas rriti rrogat e Ushtrisë së Lirë Siriane ose më thjesht islamistëve që po mbështesnin Ankaranë nga Idlibi (tani nëse dikush pyet se ku i merr paratë Turqia, ajo ka edhe BE-në që jep miliarda për emigracionin pa e ditur se ku shpenzohen këto para).
Konkretisht, nga 2,000 lira turke (57 dollarë) në 3,500 lira (100 dollarë) u rritën pagat e luftëtarëve, si dhe pagat e punonjësve të administratës në Idlib dhe Sirinë veriore nën kontrollin e saj.
“Turqia njeh qeverinë e Sheriatit dhe mbështet qeverinë e përkohshme me kusht që Ushtria e Lirë të mos shpërbëhet.”
Turqia ka nevojë për ushtrinë e saj private siriane, për të cilën kishte ndërtuar baza në Sirinë veriore.
Tashmë po qarkullojnë pamjet e topave të A/C turq që hyjnë në Jarablus nën brohoritjet e islamistëve, ku raportet flasin për gatishmëri për të sulmuar nga 6 brigada njëkohësisht dhe nga të gjitha drejtimet kundër Kobanit.
Në fakt, sulmet e para kundër pozicioneve kurde janë duke u zhvilluar nga forcat ajrore, me përdorimin e UCAV-ve.
Turqit lanë mënjanë mbylljen e kufirit verior dhe Eufratit për të qenë kufiri midis islamistëve të Damaskut dhe kurdëve.
Video from #Jarablus, Northern #Syria, shows deployment of the #Turkish Army. They are now headed for #Kobane/#Kobani. Fall of the #Assad regime in #Syria has paved the way for #Turkey to occupy the Kurdish controlled regions of #Syria by means of military force and the #SNA… pic.twitter.com/IdxK5T2T5U
— Babak Taghvaee – The Crisis Watch (@BabakTaghvaee1) December 21, 2024
Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) të mbizotëruara nga kurdët, si majë shtize e Forcave Demokratike Siriane (SDF), një zgjerim i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e cila ka luftuar kundër shtetit turk për 40 vite dhe është caktuar një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja.
Armiqësitë janë përshkallëzuar që nga rrëzimi i presidentit sirian Bashar al-Assad rreth dy javë më parë, me grupet rebele siriane të mbështetura nga Turqia që pushtuan qytetin e Manbij, i cili më parë ishte nën kontrollin e SDF.
Në një intervistë për rrjetin televiziv francez France 24, Fidan vuri në dukje se Ankaraja dëshiron që qeveria e re në Damask të merret me problemin bazuar në unitetin territorial, integritetin dhe sovranitetin e Sirisë, duke shtuar se YPG-ja duhet të shpërbëhet menjëherë.
“Nëse kjo nuk ndodh, ne do të duhet të mbrojmë sigurinë tonë kombëtare”, theksoi ministri turk. I pyetur nëse kjo përfshinte veprime ushtarake, Fidan u përgjigj: “çfarëdo që të duhet”.
Lidhur me deklaratat e komandantit të SDF-së, Mazloum Abdi, i cili iu referua mundësisë së gjetjes së një zgjidhjeje me Ankaranë pas negociatave, Fidan vuri në dukje se organizata duhet të kërkojë një marrëveshje të tillë me Damaskun, pasi tani ka “një realitet të ri”.
“Realiteti i ri shpresojmë se do t’i adresojë këto çështje, por në të njëjtën kohë YPG/PKK e di se çfarë duam ne. Ne nuk duam të shohim asnjë lloj kërcënimi ushtarak kundër nesh. Jo vetëm kërcënim i tanishëm, por as i mundshëm”, nënvizoi ai.
#Syria ????????: Syrian Democratic Forces (#SDF) destroyed a #Turkey-supplied ???????? M113 APC belonging to Syrian National Army (formerly #TFSA) in Tishrin Dam, #Aleppo.
— War Noir (@war_noir) December 21, 2024
The attack was seemingly carried out with an FPV Kamikaze Drone armed with "PG-7VT"
Tandem-HEAT RPG warhead. pic.twitter.com/b4xoV2DvnS