Operacioni “Çekiç & Kudhër” nga Ankaraja & Damasku Kundër Kurdëve, që do të Sulmohen nga Veriu & Jugu!

/

Përfundon armëpushimi i Turqisë me YPG/SDF.

Deklaratat e ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan dhe të fortit të ri të Sirisë, Ahmad al-Sara, gjatë takimit të tyre në Damask, i referohen një aksioni të përbashkët kundër luftëtarëve të YPG/SDF.

Tashmë po qarkullojnë pamjet e topave të A/C turq që hyjnë në Jarablus nën brohoritjet e islamistëve, ku raportet flasin për gatishmëri për të sulmuar njëkohësisht nga 6 brigada nga të gjitha drejtimet kundër Kobanit.

Në një intervistë për rrjetin televiziv francez France 24, Fidan vuri në dukje se Ankaraja dëshiron që qeveria e re në Damask të merret me problemin bazuar në unitetin territorial, integritetin dhe sovranitetin e Sirisë, duke shtuar se YPG-ja duhet të shpërbëhet menjëherë.

Të gjitha tregojnë predispozitën për të luftuar dhe asgjësuar kurdët. Në këtë pikë janë tejet të dakortësuar dhe të organizuar turqit dhe xhihadistët / islamistët.

Për këtë do të duhet të shikohet qëndrimi që do të mbajë Amerika lidhur me çështjen, pas datës 20 janar 2025.

“Realiteti i ri shpresojmë se do t’i adresojë këto çështje, por në të njëjtën kohë YPG/PKK e di se çfarë duam ne. Ne nuk duam të shohim asnjë lloj kërcënimi ushtarak kundër nesh…”, nënvizoi Hakan Fidan në takimin me kreun e ri të Sirisë, xhihadiatin, ish anëtarin e Organizatës Terroriste al_Kaeda.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Mishi i Laboratorit të Bill Gates Shkakton "Depresion"!

Next Story

Orgji Fjalësh për Një Video Ku Hillary Klinton Dyshohet se Abuzon Një Vajzë të Mitur me Bashkëpunëtoren e saj!

Latest from Info