Ndikimi i “Vëllazërisë Myslimane” në Francë po rritet, sipas zyrtarit të lartë të inteligjencës së vendit, Bertrand Chamoulaud.
Chamoulaud, i cili është kreu i Drejtorisë Kombëtare për Inteligjencën Territoriale në Ministrinë e Brendshme Franceze, pretendon se Lëvizja Islamike “Vëllazëria Myslimane” ka zgjeruar ndikimin e saj në Francë, duke vepruar prapa skene për ta bërë vendin një Kalifat të qeverisur nga ligji i Sheriatit.
Ai i bëri këto komente gjatë një interviste të fundit për “Le Monde”.
Ai tha se më shumë se 100,000 besimtarë marrin pjesë në xhamitë e drejtuara nga “Vëllazëria Myslimane”, të cilët përhapin idetë e tyre përmes rrënjosjes dhe me një diskurs “shumë këmbëngulës” që të përdorin dhunën.
“Lëvizja po përdor në mënyrë efektive tensionet shoqërore për të infiltruar gradualisht disa ndërmarrje sociale dhe organizata të shoqërisë civile”, tha Chamoulaud.
“Kjo na shqetëson sepse infiltrimi i tyre prek të gjithë sektorët: sport, shëndetësi, arsim etj.”, theksoi ai.
Një nga mjetet e tyre strategjike është të luajë rolin e viktimës, tha Chamoulaud, duke elaboruar që sa herë mbyllet një xhami ose dëbohet një imam separatist, islamistët denoncojnë një të ashtuquajtur “shtet islamofobik”.
Rreziku është që disa muslimanë të moderuar mund të binden nga ky ligjërim viktimash, paralajmëroi shefi i inteligjencës.
Ai përmendi si shembull organizatën jofitimprurëse “Kolektiv” kundër Islamofobisë në Francë (CCIF), e cila u krijua në vitin 2003 me një mision për të luftuar diskriminimin ndaj myslimanëve. E shpërbërë në vitin 2020, CCIF u kritikua vazhdimisht për përdorimin e termit islamofobia dhe dyshohej se kishte lidhje islamiste të forta.
Idetë e CCIF, të tilla si velloja e detyrueshme apo refuzimi i grupeve të racave të përziera, tani po vendosen gradualisht në Belgjikë, pohoi Chamoulaud.
Shoqëria e “Vëllezërve Myslimanë”, e njohur më mirë si “Vëllazëria Myslimane”, është një organizatë islamike sunite e themeluar në Egjipt, nga një dijetar islamik në vitin 1928. Ajo mbron zbatimin e ligjit islam në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe është e ndaluar si organizatë terroriste, nga shumë vende.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka nisur një goditje ndaj asaj që ai e quan separatizëm islamik dhe islam radikal në vend, pas sulmeve vdekjeprurëse xhihadiste në vitet e fundit nga militantë të huaj dhe vendas. Masat synojnë gjithashtu të kufizojnë ndikimin e huaj mbi institucionet myslimane në Francë.
Afro 7 milionë myslimanë jetojnë në Francë, rreth 10% e popullsisë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Francës. Islami pra, është feja e dytë më e madhe e vendit, pas katolicizmit.