Fortlumturia e Tij, kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u transportua me një avion C-27 të Forcave Ajrore Helenike, në Athinë të Greqisë, teksa shëndeti i tij u përkeqësua.
Në Repartin e Mjekimit Intensiv të spitalit Evangelismos u shtrua Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, i cili u dërgua me urgjencë në Athinë, nga Tirana, me një avion të Forcave Ajrore, i cili u transportua nga personeli i trajnuar i EKAV për transportin ajror.
Avioni u ngrit nga Tirana pak pas orës 18.30 dhe u prit në Elefsinë pas rreth një orë. Më pas ai u mor nga një ambulancë drej spitalit Evagelismos.
Megjithatë ditën e sotme ai ka paraqitur një përkeqësim të ndjeshëm, ndërsa sipas informacioneve ka pësuar hemorragji gastrike. Kështu, u pa imperativ transferimi i tij në Athinë dhe në veçanti në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit Evangelismos.
Aventura shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas nisi pak ditë më parë, konkretisht më 30 dhjetor.
Ai u shtrua në spitalin “Hygeia” në Tiranë për ndjekje dhe mjekim, pas fillimit të viremisë sezonale.
“Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion, me kërkesë të Qendrës Kombëtare të Ndihmës së Menjëhershme (EKAB), një avion C-27J për transportin ajror të Kryepeshkopit të Shqipërisë, z.z. Anastas, nga Tirana për në Athinë. Proçedura e miratimit të lejeve diplomatike është në vijim, nëpërmjet organeve kompetente”, bëjnë të ditur burime të Ministrisë së Mbrojtjes greke.
Shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe kthim në veprën e Tij diakonike.