Në cilat raste nuk nevojitet ETA (VISA)!
Mbretëria e Bashkuar nga sot do të sjellë në fuqi rregulloret e reja të udhëtimit, sipas të cilave udhëtarët nga 48 vende që hyjnë në vend, kanë nevojë për VISA.
Personat që dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar nga këto vende do të duhet të marrin një VISA të Autorizimit Elektronik të Udhëtimit (ETA), një lloj i ri i sistemit të regjistrimit dixhital për udhëtarët.
Skema është menduar për vizita të shkurtra në MB më pak se gjashtë muaj për qëllime turizmi, biznesi dhe studimi, si dhe angazhime të lejuara me pagesë.
Një ETA kushton 10 £, e cila është e pakthyeshme dhe ju mund të aplikoni nëpërmjet aplikacionit zyrtar ose online.
Udhëtarët paralajmërohen gjithashtu të shmangin faqet e internetit të palëve të treta, pasi ato mund të tarifojnë më shumë para në pagesë dhe mund të mos jenë të sigurta.
Ju nuk keni nevojë për një ETA nëse:
- Ju keni një vizë;
- Ju keni leje për të jetuar, punuar ose studiuar në MB;
- Ju jeni shtetas britanik ose irlandez;
- Ju jeni duke udhëtuar me një pasaportë të Territorit të Jashtëm Britanik ;
- Ju jetoni në Irlandë dhe po udhëtoni nga Irlanda, Guernsey, Jersey ose Isle of Man.
Miratimi për një ETA nuk lejon automatikisht hyrjen në MB. Vizitorët ende duhet të kalojnë kontrollin e pasaportave.
Aplikantët duhet të ngarkojnë një fotografi të pasaportës së tyre dhe t’u përgjigjen pyetjeve, pse po udhëtojnë në MB.
Vendimet zakonisht merren brenda tre ditëve.
Vendet që kërkojnë VISA ETA nga data 8 janar:
- Antigua dhe Barbuda
- Argjentina
- Australia
- Bahamas
- Barbados
- Belize
- Botsvana
- Brazili
- Brunei
- Kanadaja
- Kili
- Kosta Rika
- Grenada
- Guatemala
- Guajana
- Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut (përfshirë shtetasit britanikë jashtë shtetit)
- Izraeli
- Japonia
- Kiribati
- Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos
- Malajzia
- Maldivet
- Ishujt Marshall
- Mauritius
- Meksika
- Shtetet Federative të Mikronezisë
- Nauru
- Zelanda e Re
- Nikaragua
- Palau
- Panamaja
- Papua Guinea e Re
- Paraguaj
- Peruja
- Samoa
- Sejçeles
- Singapori
- Ishujt Solomon
- Koreja e Jugut
- Shën Kitts dhe Nevis
- Shën Luçia
- Shën Vincenti dhe Grenadinet
- Tajvani
- Tonga
- Trinidad dhe Tobago
- Tuvalu
- Shtetet e Bashkuara
- Uruguai
Edhe Shtetet e Bashkuara pra, janë në të njëjtën listë, por edhe Australia dhe Kanadaja!