Një burrë 71-vjeçar është rasti i parë i virusit kinez, vajza e të cilit ka udhëtuar në Kinë për pushime gjatë festave të fundvitit.
Në Selanik u regjistrua rasti i parë i konfirmuar me virusin kinez HMPV!
Sipas raportit të kanalit OPEN, bëhet fjalë për një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar në Kinë për pushime gjatë festave të fundvitit dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para.
Fillimisht shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua në spitalin Papanikolaou, ku ishte në shërbim dhe ka një prej klinikave më të mira të mushkërive në Greqi. Ditën e shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai është pozitiv për virusin HMPV.
Deri atëherë, burri ishte i shtruar në Klinikën e Parë të Pneumologjisë në një pavion me dy pacientë të tjerë, por sapo u mor vesh se ishte mbartë i virusit, ai u transferua në izolim, ndërsa pacientët dhe të afërmit e tyre që ndodheshin në të njëjtin pavion u njoftuan se vizitat ishin ndërprerë.
Në përditësimin më të fundit thuhet se të martën 71-vjeçari është përkeqësuar dhe është parë e nevojshme transferimi i tij në Klinikën e Pulmologjisë B, ndërkohë që në të njëjtën kohë vijon proçesi i gjurmimit të rastit.
What i do not understood is actually how you’re no longer really a lot more smartly-appreciated than you might be right now. You’re so intelligent. You understand thus significantly in the case of this subject, made me in my opinion believe it from so many numerous angles. Its like women and men don’t seem to be interested unless it’s one thing to accomplish with Lady gaga! Your own stuffs excellent. At all times handle it up!