“Tani po paguajnë çmimin fundor!”
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve (do të betohet më 20 janar) Donald Trump, zbuloi se zjarret shkatërruese në Kaliforni janë faji i guvernatorit të saj, Gavin Newsom, i cili “zgjodhi të shpëtonte një specie peshqish” në vend që të dërgonte ujë në jug të shtetit!
Sipas presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, G. Newsom bllokoi transferimin e më shumë uji nga veriu në jug, në zonat e goditura nga thatësira, që aktualisht po digjen.
Sipas Trump, G. Newsom nuk lejoi transferimin e ujit sepse “ai donte të mbronte një peshk thelbësisht të padobishëm. Kështu ai nuk u interesua aspak për njerëzit në Kaliforni”.
“Tani po paguajnë çmimin! Unë do të kërkoj që ky guvernator i paaftë të lejojë që në Kaliforni të rrjedhë ujë i bukur, i pastër dhe i freskët! Për më tepër, nuk ka ujë për hidrantët e zjarrit, as edhe për avionët zjarrfikës. Një fatkeqësi e vërtetë”, ka shkruar Trump në platformën Truth Social.

Trump ka denoncuar prej kohësh devijimin e furnizimeve me ujë nga qendra kryesore e ujit të Kalifornisë, Delta e lumit Sacramento, për fermerët e goditur nga thatësira.
‼️???????????? The massive fires turned Los Angeles into an '80s movie intro. #Pasadena pic.twitter.com/0iADAgOmJf
— Maimunka News (@MaimunkaNews) January 8, 2025
Por planet e tij u përballën me rezistencë nga grupet mjedisore, të cilët argumentuan se ato do të ndikonin në mënyrë shkatërruese mbi popullatën e peshkut që ishte jetik për ekosistemin e Kalifornisë, por që në thelb ky lloj peshku është zhdukur, sipas New York Post.
Donald Trump fillimisht premtoi ta ridrejtojë ujin nga Kalifornia veriore drejt jugut të saj, për të mirën e fermerëve, gjatë mandatit të tij të parë dhe deri në vitin 2020. Por, disa ditë më vonë pasi deklaroi diçka të tillë, Guvernatori Newsom i Kalifornisë e paditi për të bllokuar masën e Trump dhe arriti të kufizonte sasinë e uji që mund të pompohej nga delta e lumit Sacramento.
Hi there very cool website!! Man .. Excellent .. Amazing .. I’ll bookmark your blog and take the feeds also…I’m satisfied to search out so many useful information here in the put up, we’d like develop more strategies on this regard, thank you for sharing. . . . . .