“Injorimi” i Ursula von der Leyen nga Trump: Ai Nuk e Ftoi Atë në Inaugurimin e Tij!

/

Por Trump ftoi “armiqtë” Xi Jinping, Giorgia Meloni dhe Viktor Orban.

Nuk i ka bërë ftesë as edhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis. Sigurisht nuk është ftuar as kryeministri i narkoshtetit shqiptar Edi Rama.

Një zëdhënës i Komisionit Europian zbuloi se Ursula von der Leyen nuk mori një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Uashington, më 20 janar.

“Nuk kemi marrë ftesë dhe nuk ka plan që ajo të marrë pjesë në të”, u përgjigj zëdhënësja Paula Pinho, e pyetur gjatë konferencës së përditshme për shtyp të Komisionit.

Megjithatë, ai shtoi: “Ne po përpiqemi të hyjmë në kontakt sa më shpejt me administratën e re” të SHBA-së dhe para 20 janarit.

Sipas traditës, në ceremoninë e inaugurimit të presidentëve amerikanë nuk ftohet asnjë kryetar shteti apo qeverie e huaj.

Donald Trump as nuk e ftoi kryeministrin e narkoshtetit, por vendosi të ftojë disa liderë të huaj, përfshirë presidentin kinez Xi Jinping.

Në të kundërt, kryeministrat e Italisë dhe Hungarisë, Giorgia Meloni dhe Viktor Orban, pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit amerikan, më 20 janar.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Rrufe" nga Trump për Fatkeqësinë e Kalifornisë: "Guvernatori Mashtrues Demokrat Dogji Qytetin për Një Peshk të Pavlerë"!

Next Story

Zuckerberg: "Biden na Detyroi të Heqim Postimet Kundër Vaksinave Vdekjeprurëse Covid-19"!

Latest from Info