Harta e Re e Botës, por e Vjetër në Kohë!

/

Kjo hartë e vitit 1942, hartë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore duket të jetë harta që ka në vizionin e tij presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Në këtë hartë Grenlanda, Kanadaja dhe Meksika i bashkëngjiten në kufij shtetërorë SHBA-ve.

Dhe realisht, ende pa u ulur në zyrën Ovale, Presidenti Trump Gjirin e Meksikës e quajti para pak ditës Gjirin e Amerikës dhe kështu do të emërtohet prej tani dhe në vazhdim. Në tavolinat e ngushta të administratës po diskutohet hapja e diskutimeve për “rekrutimin” e Meksikës në territorin e Shteteve të Bashkuara, pa shumë të dhëna publike.

Ish kryeministrit kanadez Trump i bëri ftesën për ta shndërruar Kanadanë në shtetin 51 të SHBA-ve. U duk fillimisht një batutë me sens humori, por nuk ishte aspak e tillë ftesa apo kërkesa, teksa tani më, mendimi dhe sugjerimi i Trump-it dhe administratës së tij, është që Kanadaja duhet të jetë pjesë e SHBA-ve, pasi edhe organikisht e pandashme prej saj dhe se pa të Kanadaja është e pamundur të mbijetojë ekonomikisht.

Ndërsa negociatat për Grenlandën dhe Danimarkën kanë nisur e mesa duket, ishulli më i madh i botës do të jetë shteti i 51të i SHBA-ve shumë shpejt, ndoshta edhe brenda 6-mujorit të parë të vitit 2025.

Donald Trump ka vendosur për qëllim që MAGA të jetë përveçse një realitet ekonomik dhe një realitet territorial.

Nëse SHBA-ve i bashkohen Grenlanda, Kanadaja dhe Meksika, shndërrohen në shtetin më të madh në botë për nga territori, por edhe për nga ekonomia, për të cilën mban prej dekadash vendin e parë në botë.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

A u Projektuan Zjarret e Los Anxhelos për ta Kthyer Atë në Një Qytet Dixhital 15-Minutësh?

Next Story

Shumica e Grenlandezëve Duan që Ishulli të Bashkohet me SHBA-të!

Latest from Info