Situata me Zjarret – Këto Janë Vilat e Tetë Gjeneralëve Ukrainas që u Dogjën në Los Anxhelos

/

Los Angeles përgatitet për rikthim të erërave të forta që kërcënojnë të ndezin zjarret sërish.

Zjarri i ndezur në Los Anxhelos dogji vilat e tetë gjeneralëve ukrainas!

Banorët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre para të enjtes.

Los Anxhelos po përgatitet për rikthimin e erërave të forta, të cilat kërcënojnë të përhapin më tej zjarret që kanë lënë pas skena tronditëse të shkatërrimit të plotë në periferi të tij, duke marrë jetën e të paktën 24 njerëzve, sipas një numri të ri të publikuar të dielën 12.01.2025.

I rrethuar nga flakët që nga e marta e kaluar, ku shpërtheu zjarri, qyteti me popullsinë e dytë më të madhe në SHBA vazhdon të numërojë të vdekurit. Numri i viktimave u bë edhe më i rëndë dje, ku numri i i tyre arriti në 24, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelos.

Gazetarët e AFP-së në vendngjarje gjetën në zonat ku tani janë shuar zjarret, që asgjë nuk ka mbetur veç hirit dhe mbeturinave.

Në lagjen Altadina, Janelle Grass tha se kishte frikë se do të vdiste ndërsa largonte kuajt nga stalla mes zjarrit.

“Kishte shumë tym, ishte errësirë,​ nuk mund të shihja asgjë. Unë dhe kali po pengoheshim mbi sende, mbi degë…”, tha ajo nga një qendër kuajsh në Los Angeles, ku gjetën strehim të përkohshëm shumë kafshë të shpëtuara. “Mendova se do të isha ndër viktimat e zjarrit”, tha ajo, në pamundësi për të mbajtur lotët.

Pas një qetësie të shkurtër, erërat e nxehta dhe të thata pritet të forcohen sërish të paktën deri të mërkurën, duke vështirësuar punën e zjarrfikësve.

Shërbimi i motit i SHBA-së paralajmëroi se priten erëra deri në 110 kilometra në orë: një “situatë jashtëzakonisht e rrezikshme” do të mbizotërojë nga mëngjesi i sotëm, sipas meteorologes Rose Schoenfeld, pasi fuqizimi i erës do të fillojë të ndezë përsëri flakët.

Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se banorët nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre përpara të enjtes, duke u bërë thirrje qytetarëve që kishin pritur në radhë për orë të tëra, me shpresën se do të lejoheshin të merrnin ilaçet, disa rroba ose vetëm për të parë nëse shtëpitë e tyre janë ende në këmbë apo jo.

“Shumë zona duken sikur janë bombarduar”, tha sherifi i kontesë së Los Anxhelos, Robert Luna.

Megjithë përpjekjet e mijëra zjarrfikësve, Zjarri Palisade u përhap gjatë fundjavës në veriperëndim të qytetit dhe tani kërcënon Luginën e San Fernando me popullsi të dendur.

Më shumë se 12,000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shkatërruan ose u dëmtuan, sipas vlerësimeve të autoriteteve.

Shumë banorë tani po vënë në dyshim ose kritikojnë hapur trajtimin e krizës nga autoritetet, veçanërisht për shkak se zjarrfikësit u përballën me hidrantë pa ujë, ose me presion të pamjaftueshëm.

Kryetarja demokrate Karen Bass, e cila është nën sulm nga shumë anë, siguroi të shtunën se departamentet e saj janë “të gjitha në këmbë”. Një ditë më parë, shefi i zjarrfikësve të qytetit denoncoi buxhetin e pamjaftueshëm të bashkisë për shërbimin e tij.

Guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka kërkuar një “hetim të pavarur dhe të plotë” në shërbimet e ujit të qytetit.

Informacionet nga terreni bëjnë të ditur se vila në pronësi ukrainasish, gjeneralë të ushtrisë ukrainase janë djegur gjithashtu. Hetimi për të gjitha këto do të fillojë menjëherë pasi situata të kalojë në një të ashtuquajtur normalitet, domethënë kur të mos ketë më rrezik për zjarre dhe përballim emergjencash.

Si është e mundur që gjeneralë ukrainas kanë prona të tilla milionash në Los Anxhelos?! Askush nga pala ukrainase nuk ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë në disa media në SHBA. Përveç se disa reagimeve përgënjeshtrimi, por të pabaza dhe të pafaktuara, teksa zyrat mesite të blerjeve të këtyre pronave, heshtin.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

AfD e Krahut të Djathtë Doli e Para në Sondazhet e Opinionit në Gjermani Përsa i Përket Dëshirës së Qytetarëve për t'u Qeverisur

Next Story

Mark Rutte: "Nëse Nuk Blejmë Armë, Ose Duhet të Fillojmë të Mësojmë Rusisht, Ose të Shkojmë në Zelandën e Re"!

Latest from Info