“Ka shumë boshllëqe në historinë e saj”, thotë gazetarja.
Gazetarja Candace Owens ka publikuar një video në të cilën ka njoftuar se “ka prova që konfirmojnë” se zonja e parë e Francës është… zotëri.
Siç tha gazetarja, ajo ka udhëtuar deri në Francë për t’u takuar me gazetarë që hetojnë historinë prej vitesh dhe ka në duar dokumente dhe fotografi që vërtetojnë të vërtetën e historisë. Madje, ajo bëri të ditur se do t’i publikojë më 30 janar.
Siç theksoi Owens, në shikim të parë, këto pretendime mund të duken “të ashpra”, por ka “shumë boshllëqe në historinë e Brigitte”.
Influencerja amerikane thuhet se ka marrë një letër 33 faqesh të nënshkruar nga një përmbarues, dërguar nga Pallati Elysee, nga Emmanuel dhe Brigitte Macron, me qëllim që të ushtrojë presion në funksion të zbulimeve të ardhshme. Ndonëse në letër theksohet se përmbajtja e saj nuk duhet të bëhet publike, gazetarja ka bërë të kundërtën.
Nëpërmjet platformës X, ku ajo ndiqet nga gjashtë milionë njerëz, Owens i tha çiftit presidencial francez që të mos i tregonin kurrë një gazetari amerikan “çfarë mund dhe nuk mund të publikojnë”. Siç shkroi ajo: “Ju keni mbajtur shumë sekrete në jetën tuaj, por unë nuk jam ditari juaj personal, e gjithë korrespondenca midis ekipeve tona ligjore do të jetë e disponueshme për publikun për t’u lexuar”.
Gazetarja tha se brenda ditëve në vijim do të rikthehet me pyetje konkrete për çiftin Macron, të cilit i kërkon t’i përgjigjet, “përpara se të publikojë vështrimin shumë më të gjerë” që do t’i bëhet jetës së kaluar të Brigitte, “pasi do të kenë shqyrtuar disa pasaktësi” që Owens kishte bërë në të kaluarën në lidhje me atë se kush i lindi fëmijët e Brigitte, që duhet të korrigjohen.
“Qëllimi ynë nuk është të gënjejmë. Prandaj, presim që duke na dhënë mundësinë, t’i përgjigjeni thelbit të pyetjes nëse gruaja juaj aktuale ka jetuar si burrë përpara se të kalonte tranzicionin. Mezi presim të komunikojmë me ju”, kështu përfundon Candace Owens mesazhin e saj për Macron.
Qarqet nga rrethi i presidentit francez besojnë se Owens ka udhëtuar në Francë në të njëjtën kohë kur Elon Musk ishte në Paris për hapjen e Katedrales Notre Dame dhe se miliarderi jo vetëm që i di, por edhe i miraton këto zbulime!